Nga Armida Plangarica

Dr. STILIAN NOSI,
Doktorr Nosi i Elbasanit dhe gjithe Shqiperise, mjeku qe shkruajti emrin e tij me shkronja te arta ne Historine e Elbasanit dhe zemrat e gjithe elbasanasve.
I biri i Grigorit dhe Eleonora Nosit, u lind ne Elbasan ne lagjen “Kala” me 15 shkurt 1917.

Do te shkollohet ne Stamboll, Bejrut dhe Bolonje, ku do te marre dhe dipllomen e mjeksise me rezultate te larta dhe karakteristike te shkelqyer.
Si patriot, do t’i sherbeje vendit i kthyer ne atdhe si mjek ne Brigaden e 17 Sulmuese.

Por ky fakt nuk do te pengoje eksponentet komuniste , me 1945, ta denojne me burgim, si nip i atdhetarit Lef Nosi!!!!
Doktorri do te kryeje tre vjet te denimit dhe me pas martohet me Elsa Dovanen, pinjolle e familjes Dovana, te cilen Elbasani do ta mbaje mend per durimin dhe fisnikerine, perballe profesionit te veshtire te bashkeshortit te saj.

Karakteri human, Doktorr Nosin do ta shtyje te punoje si mjek pa pagese ne Kombinatin e Drurit te Elbasanit, si pjese dhe nismetar i levizjes:”Mjek i Ndermarrjes”.
Perpos sherbimit mjeksor, Doktorr Nosi i ofroi qytetit edhe formimin e tij akademik, duke qene pjese e trupes arsimore te kurseve te ndryshme profesionale mjeksore, si dhe te shkolles se pare mjeksore qe u hap ne Elbasan.

Elbasani u be deshmitar i mjekut te papertuar, qe dite e nate, me biciklete dhe stetoskop ne dore, ndodhej lagje me lagje, e fshat me fshat. Nuk qene te pakta heret, kur Doktorr Nosi, paguante edhe barnat mjeksore te pacienteve te tij, te cilet ishin ne gjendje ekonomike te veshtire.
Humanizmi, devotshmeria, gatishmeria per t’i sherbyer njeriut, e rradhiti Doktorr Nosin ne nje nga figurat me te ndritura dhe te dashura te Elbasanit. Eshte i nderuar me titullin”Qytetar Nderi”, nga Bashkia e Elbasanit dhe Qytetar Nderi nga cdo elbasanas.

U nda nga jeta me 15 Nentor 1984, ne momentin qe i ofronte sherbimet mjeksore nje pacienti te tij. Doktorr Nosi, do te mbetet ne kujtesen dhe historine e Elbasanit, si njeriu qe humanizmin e qendisi me vepren e tij te larte fisnike.

I ARTE NE ZEMRAT DHE HISTORINE E QYTETIT TONE!