Drama e vërtetë shpirtërore e Ferial Alibalit do të konsumohej në heshtje në mjediset e teatrit popullor, kur në vitin 1975 Xhevat Alibali do të bu, rgosej me një aktakuzë që kishte vetëm një rresht. “‘Agjitacioni kundër pushtetit popullor’ i kushtoi vëllait tonë 10 vjet bu, rgim në Spaç, ndërsa për fëmijët Neritanin dhe Anilën do të kujdesej vetëm e ëma”, – tregon Besniku për kunatën e tij, Ferial Alibali.

“Familja u transferua në një nga pallatet pranë Pazarit të Ri në Tiranë, por bashkë me prindërit dhe teze Semin (Semiha Ishmi) ne shkonim t’i takonim, – tregon Neviana, bija e aktorëve Vera dhe Spiro Urumit. – Teze Lali, si e thërritnim që fëmijë, ishte një grua dhe nënë e jashtëzakonshme, e mbi të gjitha kishte një mirësi të pamatë.

Prandaj e deshëm shumë edhe ne të rinjtë”. Ferial Alibali, njëlloj si aktorja Edi Luarasi, do të punonte për vite me radhë si rrobaqepëse për të mbajtur familjen, ndërsa kolegët e saj do të përpiqeshin me shpirt për ta mbajtur si garderobiere në Teatrin Popullor.

Pasi doli në pension Ferial Alibali nuk desh të kthehej më në skenën ku ishte rritur dhe ku bashkë me emocionet e teatrit, kishte provuar edhe padrejtësinë e ashpër. Ishin vitet 1990 dhe kohët kishin ndryshuar, por ajo preferonte të ulej në poltronën e spektatores për të shijuar magjinë së cilës i fali aq shumë dhe që me siguri do ta shoqërojë në jetë të jetëve.