Një fotografi e papublikuar më parë e diktatorit Enver Hoxha është shpërndarë në rrjetin social facebook nga historiani Kastriot Dervishi.

Në fotografinë e shkrepur në vitin 1962 në Vlorë duket Enver Hoxha, i cili qesh teksa darkon me disa burra me plisa në kokë

Historiani Kastriot Dervishi, i cili publikon shpesh imazhe të rralla nga periudha komuniste, publikon këtë imazh duke e krahasuar me drekat e takimet që politikanët  sotëm i transmetojnë  drejtpërdrejt në rrjetet sociale.

“Vlorë, 28 nëntor 1962. Drekat me popullin. Vështrime të lira. Meqë drekat e kafet po na transmetohen drejtpërdrejt këtë kohë, le të kujtojmë një nga e shkuara”, shkruan Kastriot Dervishi në përshkrimin e fotografisë.

Burimi: GSH.AL