Në një fshat pranë një pylli, jetonin dy druvarë shumë pranë njëri-tjetrit. 
Druvari i parë, Dena ishte shumë energjik dhe i ndershëm. Ndërsa Soma, druvari që jetonte ngjitur me të, ishte dembel dhe zemërngushtë. Të dy e fitonin jetesën e tyre duke prerë drurë në pyllin aty pranë. Një ditë ashtu si gjithmonë, herët në mëngjes Dena u nis për në punë. Teksa e shikon të kalojë Soma shprehet:

“Ah, filloi përsëri ky kaq shpejt në mëngjes. Kjo është e mërzitshme. Unë do të filloj pak më vonë.”

Kështu, Soma bënte një jetë të mjerueshme, për shkak të dembelizmit të tij.
Dena shkoi në pyll dhe filloi të presë drurë buzë një lumi. Duke prerë drurët , sëpata i ra në lumë. 

Ai filloi të qajë:
“Si do t’ ja bëj tani pa sëpatën time nuk do të mund të ushqej fëmijët.”
Sapo përfundoi fjalinë, nga lumi u shfaq një femër shumë e bukur. Ajo ishte zana e lumit dhe ju afrua duke e pyetur:
“Çfarë të shqetëson?’’

“ Sëpata ime sapo ra në lumë, nuk mundëm të punoj pa të.”
Ajo nxori nga lumi një sëpatë prej ari dhe e pyeti:
“A është kjo sëpata jote?”
“Jo” – u përgjigja ai

Më pas zana nxori nga lumi një sëpatë prej argjendi dhe e pyeti përsëri nëse ishte e tij, por përsëri druvari e mohoi.
Dhe në fund ajo nxori një sëpatë prej bronzi, duke e pyetur:
“A është kjo e jotja?”
“Po i përgjigjet ai”
“Tashmë të tre sëpatat janë të tuat, pasi ti u tregove i sinqertë.” 

I lumtur Dena, niset për në shtëpi, por rrugës e shikon Soma i cili i habitur i shkon pas për të marrë vesh se nga i kishte gjetur sëpatat e reja.
Dena i tregon gruas së tij se çfarë i kishte ndodhur, dhe Sema pasi dëgjon çdo gjë, niset për në pyll duke vepruar në të njëjtën mënyrë. 
Pasi e hedh sëpatën në lumë ai fillon të qajë. Zana shfaqet sërish dhe tashmë vendos të ndryshojë strategji për të provokuar ndershmërinë e druvarit. Ajo nxjerr një sëpatë prej bronzi dhe e pyet:
“A është kjo e jotja?”

Soma i shtangur nga sëpata prej bronzi e mohon se është e tij.
Më pas zana i paraqet një sëpatë prej argjendi të cilën ai sërish e mohon. Por në fund te sëpata prej ari ai i lumtur, shprehet:
“Kjo po, kjo është sëpata ime.”

Zana i përgjigjet:
“Tashmë asnjë nga sëpatat nuk të përket pasi ti gënjeve.”
Soma në fund pasi pa se çfarë kishte shkaktuar filloi të lutet për sëpatën e tij prej bronzi, por asgjë nuk ishte më e mundur, pasi zana qe zhdukur. 

Morali: “Ndershmëria është politika më e mirë. Mungesa e ndershmërisë është shkaku kryesor i dështimit në çdo fushë të jetës. Të bëjmë ç’është e drejtë jo çfarë na leverdis. Të mësojmë të jemi të ndershëm dhe jo dinakë.”

Burimi: Akropoli i Ri