Pas Alketa Vejsiut, në skenën e Sanremos u ngrit edhe një tjetër shqiptare e njohur. Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa shkelqeu me paraqitjen e saj skenike, transmeton albinfo.ch.

Ylli britanik me origjinë shqiptare, me dy çmime Grammy i dhurojë emocione publikut italian.

Mediat italiane shkruajnë se Dua e cila ishte e ftuar këndoi ekskluzivisht si mysafire speciale e mbrëmjes së katërt të Festivalit të 70-të të Sanremo 2020.

E përcjellë edhe nga valltarë, Dua Lipa ka shkëlqyer me performancën e saj, dhe ky festival tashmë nuk është një ëndërr e parealizuar për shqiptarët.

Fillimisht në këtë festival ka performuar këngëtarja e famshme shqiptare Ana Oxa, pastaj Ermal Meta i cili ishte edhe fitues i Sanremo.

Ndërkohë pjesëmarrja e Vjesiut vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes./Albinfo.ch.

(KEYSTONE/DPA/Jens Kalaene)