Nga Vepror Hasani

Ajo e kishte emrin Mamudi, por të gjithë e thërrisnin “Dudka”. Ishte vajza me e bukur e Korçës, aq sa thuhej se një bukuri e tillë nuk kishte për të zbritur më kurrë në rrugët e kalladrëmta të këtij qyteti. Ishte bukuri natyrale, pa asnjë makiazh, hyjneshë e zbritur nga qielli. Për të linin mendjen jo vetëm myslimanët por edhe ortodoksët. Trokitjet e nallaneve të saj çmendnin Korçën e tërë. Ishte kjo arsyeja që të gjithë e thërrisnin me përkëdheli “Dudka”. Emri i saj, Mamudi, ndoshta ishte harruar që nga dita kur kishte lindur. Askush nuk e dinte se kush do të kishte fatin të ishte burri i saj. Çdokush prej djemve thoshte: “Le të martohem me të, pa le të vd, es!”.

Dudka rridhte nga familja Gjizma, një nga familjet më të vjetrat e Korçës. Djemtë e tregtarve të mëdhenj të qytetit, bënin çdo përpjekje për t’u afruar me të, por ajo çuditërisht nuk ia kthente kokën askujt. Kështu ndizte edhe më tepër zjarrin e të pamartuarve. Ishte njësoj sikur të thoshe: “Shih me sy e plas me zemër!”. Dudka ishte edhe një mjeke e talentuar e mjekësisë popullore. E kishte të trashëguar nga gjyshja. Nëse Dudka të prekte me dorë, dhimbja të largohej si me magji. Të gjithë tregonin si ajo kishte mundur të shpëtonte nga vd, ekja njerëz të sëmurë që kishin zënë shtratin dhe nuk ngriheshin dot prej kohësh. Tashmë të sëmurë ishin gjithë beqarët. Për cilin prej tyre do të bëhej ilaç vallë? Në derën e shtëpisë së saj kishte trokitur gjithë paria e e qytetit, myslimanë dhe ortodoksë për të kërkuar dorën e saj, por deri atëherë askush nuk e kishte marrë fjalën e babait të saj.

Dudka fshihte brenda shpirtit të saj një të fshehtë që nuk ia kish treguar kujt. Ishte e dashuruar me një nga djemtë e familjes së Tabakëve, Shaqir bej Tabakun. Kur tabakët erdhën për ta kërkuar ajo kishte thënë: “Ata janë jo vetëm më të pasurit e Korçës, por edhe të shkolluar. Pasurinë e prishin për Shqipërinë. Edhe stërgjyshi dhe gjyshi im kështu kanë bërë, edhe fëmijët e mi kështu do të bëjnë.” I ati i vajzës kishte mbetur i kënaqur nga që përzgjedhja e tij kishte qëlluar me dëshirën e së bijës. Dudkës i pëlqente Shaqir Tabaku edhe për një arsye tjetër Ai njihej me patriotë të mëdhenj. Vite më vonë edhe Fan Noli kërkoi përkrahjen e Tabakëve që të fitonte zgjedhjet. Historinë e Dudkës e dëgjon të tregohet nga shumë të moshuar, por ne këtë histori e mësuam nga nipi i Shaqir bej Tabakut, historiani dhe publicisti i mirënjohur, Nedai Thëllimi. (tashmë i ndarë nga jeta që prej disa vitesh).

Dasmë e madhe u bë në shtëpinë e Tabakëve, nis të na tregojë Nedai Thëllimi. Miqësia mes dy familjeve më të vjetra të Korçës kishte qenë gjithnjë e dëshiruar. Tabakët gjithmonë kishin patur dëshirën për të qënë miq me familjen Gjizma, por edhe kjo e fundit nuk kishte dashur më pak të afrohej me familjen e Tabakëve. Tashmë me martesën e Dudkës dy familjet ishin bërë një. Miqësia u duhej për të bërë edhe më shumë për Shqipërinë. Vendi kishte nevojë për familjet e mëdha. Martesa u bë në vitin 1881. Shaqir bej Tabaku ishte vetëm 20 vjeç. Dasma e çiftit nuk u harrua asnjëherë. Mbeti si një nga dasmat më të mëdha të Korçës.

Më të vjetrit tregonin se atë ditë nuk mbeti njeri pa hyrë në familjen e Tabakëve, edhe pse e u vinte keq që Dudka nuk ishte bërë nuse e djemve të tyre. Uronin me shpirt: “Shaban, djali të të trashëgohet dhe u bëftë me një rreth fëmijë!” Ashtu siç kishin uruar miqtë, ashtu u bë vërtet. Shaqir bej Tabaku lindi me Dudkën 7 fëmijë; katër djem dhe tre vajza. Kështu kishin shpresuar që nga dita e parë e martesës: të kishin jetë të lumtur, të lindnin shumë fëmijë dhe të vijonin të ishin të pasur. Ashtu si paraaradhësit e tyre edhe ata do të përpiqeshin për Shqipërinë. Dasma e çiftit vazhdoi deri në mëngjes. Të gjithë uronin: “Çiftit jetë të lumtur!”

Dudka ishte e kënaqur me burrin që kishte përzgjedhur. Më shumë se pasuria, asaj i kishte pëlqyer shkolla, sepse edhe në fisin e vet, gjithnjë kishte patur njerëz të arsimuarë. Shaqir bej, Tabaku kishte përfunduar shkëlqyer gjimnazin turko-francez në Manastir. Dinte disa gjuhë të huaja. Kur ai nisej për në shkollë, ajo mërzitej që nuk do ta shihte për një kohë të gjatë. Çdo vit priste që biri i Shaban bej Tabakut të kthehej nga Manastiri. Ajo e dinte saktësisht kur përfundonte viti shkollor e kur kthehej i adhuruari i saj. Për të ai ishte djali më i mirë i Korçës. Të gjitha këto, ajo ia tregonte pasi u martuan. Edhe babai i burrit të saj, Shaban bej Tabaku, kishte qenë arsimdashës. Kishte qenë ëndrra e tij që Shaqir Tabakun ta bënte me shkollë. Tashmë ia kishte mbërritur kësaj dite: “Më shumë se pasuria, duhet shkolla”, thoshte Shaban bej Tabaku.

Fisi i Tabakve ishte jo vetëm një nga familjet më të vjetra të Korçës, por edhe nga më të pasurit. Që nga gjysh-stërgjyshi ishin marrë me prodhimin dhe tregtimin e lëkurës e të shollës. E tregtonin në Greqi, Maqedoni dhe vende të tjera. Një pjesë të mirë të mallit e shisnin në vend. Kishin si ortak familjen e Vani Çevos. Edhe ky ishte një nga prodhuesit e mëdhenj të lëkurës. Vit pas viti pasuria e tyre shtohej dhe ata bëheshin gjithnjë më të fuqishëm. Tabakët njiheshin edhe për patriotizmin e tyre. Ashtu si Shaban bej Tabaku edhe biri i tij, Shaqiri, kishte nisur të ëndërronte për një Shqipëri ndryshe, të kishte shkollën shqipe. Gjatë kohës kur studionte në Manastir ishte njohur me Halil Bërzeshtën, Jashar Bitinckën e me shumë të tjerë. Ata mbetën miqtë më të mirë të tij.

Edhe pse kishin kaluar disa vjet nga martesa e tyre, Shaqiri dhe Dudka vazhdonin të mbeteshin çifti më i adhuruar i qytetit të Korçës. Vazhdonte të njihej si gruaja pa makiazh. Mbetën përjetësisht të dashuruar. Nga kjo martesë lindën katër djem: Hasani, Arifi, Seiti, dhe Refati, por edhe tri vajza. Edhe Dudka ëndërronte që në Korçë të kishte një shkollë shqipe” “Do të ishte mirë, thoshte Dudka, që fëmijët të na mësonin këtu dhe të mësonin shqip. Do të shpenzoj gjithë floririn, i thoshte ajo të shoqit, vetëm të kishim shkollën tonë.” Mbështeste të shoqin në çdo iniciativë që ai ndërmerrte. Shaqir bej Tabaku pas përfundimit të gjimnazit turko-francez në Manastir kishte nisur të bënte gjithçka për mësonjëtoren shqipe. Përveç takimeve me Halil Bërzeshtën dhe Jashar Bitinckën në familjen e Tabakve kishte filluar të hynin Orhan Pojani, Alo Dishnica, Emin Efendi Zhurka, Vani Cico Kosturi, Thimi Marko e njerëz të tjerë të rëndësishëm. Ata ishin ndër veprimtarët e parë të gjuhës shqipe. Më në fund, në 7 mars 1887 u çel Mësonjtorja e Parë e Shqipes.

Mësues i Mësonjëtores së parë shqipe u bë edhe kushëriri i parë i Dudkës, Afëz Ali Korça. Dudka nuk përmbahej nga gëzimi. Më të vjetrit tregojnë se ditën e çeljes së mësonjtores, në lagjen e Tabakve u festua gjatë. Gëzimit të tyre iu bashkua edhe familja Gjizma e Dudkës dhe ortaku Vani Çevo, por edhe shumë familje të tjera, myslimane dhe ortodokse. Tabakët porositën orkestrat në Leskovik dhe Manastir. Ata dhe Mytevelinjtë ishin lagjja më e njohur e Korçës. Festoi gjithë qyteti. Dudka atë ditë dukej edhe më e bukur se kurrë ndonjëherë tjetër. Nuk e niente nevojën e asnjë makiazhi. S’reshtte asnjë çast për të qirasur mysafirët. Një vit më pas, bashkëshori i saj, i aktivizuar prej kohësh me Rilindjen u zgjodh anëtar Këshillit të “Mësimit Shqip”. Gjithnjë kishte besuar tek zotësia e burrit të saj, ndaj kishte refuzonte dorën e kërkuar nga familjet e tjera. Kishte pritur trokitjen e familjes së Tabakëve. “Tashmë ndihem mëse e kënaqur”, shprehej Dudka, e ardhmja duket se do të jetë edhe më e bukur.

Shaqir bej Tabaku bëri gjithçka për gjuhën shqipe, por përkushtimi i tij ra në sy të Patriarkanës së Stambollit dhe Portës së Lartë. Në vitin 1902 e arrestuan në mes të natës. E morën me vete pa thënë asgjë se ku do ta çonin. Ditë më pas do u mor vesh se Shaqir bej Tabaku kishte përfunduar në Manastir në bu, rgjet e Anadollit. Qëndroi atje për tre vjet. Ndoshta nuk do të kishte dalë kurrë që andej, nëse nuk do të ishin bërë përpjekje të vazhdueshme nga të gjithë patriotët shqiptarë. U kthye në Korçë në vitin 1905. Për tre vjet me radhë, Dudka nuk u pa më të delte nga shtëpia. Qëndroi me fëmijët e vet dhe i lutej zotit që burri i saj të kthehej shëndoshë e mirë në shtëpi. Ashtu si i shoqi edhe ajo preferoi të qëndronte e mbyllur. Në rrugët e Korçës e panë vetëm ditën që Shaqir beu u kthye nga bu, rgjet e Manastirit. Ishte po aq e bukur sa edhe me parë. Në qytet dolën se bashku, ashtu siç nisën të dilnin pas martesës. Dudka përsëri i kërkoi të shoqit të vazhdonte me gjuhën shqipe: “Përkrahja ime nuk do të mungojë kurrë”, i kishte thënë ajo. Fati i familjes Tabaku ishtei lidhur me Shqipërinë. Në vitin 1908, Shaqir bej Tabaku, u zgjodh anëtar i Kryesisë së Shoqërisë “Përparimi”. Synonin hapjen e shkollave shqipe në rajonin e Korçës. Gjatë kësaj kohe u çel shkolla e Radanecit, Dvoranit, Qatromit, Ravonikut dhe disa shkolla të tjera.

Ditën që u ngrit flamuri, tabakët e kthyen në festë. Shaqir bej Tabaku përshëndeti aktin e shumëpritur të ngritjes së flamurit në Vlorë. Që nga viti 1912 kaluan edhe katër vjet të tjera të pushtuar nga greket. Pas tyre erdhen franczët. Patriotët e Korçës kërkuan shpalljen e Korçës Krahinë Autonome. “A do të jemi një ditë të lire?”, pyeste Dudka, dhe vështronte nga i shoqi për të marrë përgjigje. Së fundi, Krahina Autonome u bë realitet. Shaqir beu u zgjodh anëtar i Kryesisë që përbëhej prej 17 vetash, ku luajti një rol mjaft të rëndësishëm. Ai ishte jo vetëm njohës i mirë i gjuhës frënge, por edhe mik i ngushtë i gjeneralit francez, De Kuen. Krahina Autonome e Korçës nuk zgjati shumë, por megjithatë ai i mbështetur si gjithnjë nga Dudka, vijoji rrugën patriotike. Kishte mbërritur viti 1923.

Në qytetin e Korçës erdhi vetë Fan Noli. Ai u ndal te fisi i Tabakve. Hyri në shtëpinë e Shaban bej Shaqirit për të pirë një gotë raki e për të kërkuar përkrahjen e Tabakëve. Zgjedhjet duheshin fituar. Shqipëria do të bëhej medoemos. Tabakët që kishin pritur çdo ditë të mirën e Shqipërisë. Në familjen e Tabakëve erdhën edhe njerëzit e Afëz Ali Korçës. Ky i fundit që nga viti 1920, kishte qënë Kryetar i Komunitetit Mysliman për gjithë Shqipërinë dhe kishte dhënë shumë për tolerancën fetare. Ishte njeri i respektuar nga muslimanët dhe ortodoksët. Kishin shpresuar brez pas brezi për një shqipëri të lirë. Vitet kalonin. Shaqir beu vd, iq në vitin 1927. Pas tij vd, iq edhe Dudka. U përcollën për në banesen e fundit nga gjithë Korça. Pas kishin lënë 7 fëmijë dhe dhjetra nipër dhe mbesa.

Familja e Tabakëve, por edhe vetë Dudka nuk e kishin menduar kurrë se për pasardhësit e tyre do të vinin ditët më të vështira të provuara ndonjëherë. Me fillimin e Luftës Nacionalçlirimtare 10 nipër dhe mbesa të Shaqir bej Tabakut morën pjesë për t’i sjellë vendit lirinë. Sabaedin Tabaku vd, iq nga tort, urat e gjermanëve. Refati, djali i Shaqir bej Tabakut u dë, nua dy herë radhazi nga regjimi komunist që sapo kishte ardhur në pushtet. Herën e parë u dë, nua sepse, sipas komunistëve, Tabakët nuk tregonin ku e kishin fshehur floririn, kurse herën e dytë për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor. Vd, iq në bu, rgun e Laçit. As sot e kësaj dite nuk dihet ku është varri i tij. La pas tre vajza jetime. Djali i vajzës së Shaqir bej Tabakut u push, katua pa asnjë lloj gjyqi në vitin 1943 për pikëpamjet e tij perëndimore, sepse kishte qënë kundër bolshevikëve. Hakmarrja vijoi edhe në fisin e Dudkës: Hafëz Ali Korça, njeriu i disa shoqërive patriotike, autori i 23 botimeve letrare dhe shkencore, u bu, rgos dhe u inter, nua. Vd, iq në inter, nim në qytetin e Kavajës në vitin 1957.

Dhe e gjitha kjo vetëm sepse në vitin 1927 kishte shprehur hapur mendimet e tij kundër bolshevizmit. Idetë e tij i bëri të njohura përmes një botimi të veçantë. Sot ai është qytetar nderi i qytetit të Kavajës. Bashkëshorti i Cetka Tabakut ose dhëndri i Shaqir bej Tabakut u bu, rgos si shumë tabakë të tjerë. Që nga viti 1944 gjithë pasuria e tyre, floriri, banesat e gjithçka tjetër u sekuestrua. Megjithatë, fisi tabaku la pas një sërë intelektualësh si, Belul Efendi Korça, Nexhip Thëllimi, Muamer Liço Panariti, Xhevat Korça, Vehbi Furxhiun, sot zëvëndëskryetar i përgjithshëm i Lëvizjes Shqiptare për Mirkuptim dhe Paqe, Osman Thëllimi etj. Jeta e tabakëve pati peripeci nga më të shumtat”, kështu e përfundon rrëfimin e tij të trishtuar, historiani dhe publicisti i njohur Neda Thëllimi.

Çifti Tabaku, nuk arriti t’i shihte tm, erret e komunistëve, nuk i pa bu, rgosjet e fëmijve, të mbesave dhe nipërve; nuk i panë sekuestrimit dhe grabitjen e floririt, pasuri që e kishin vënë që nga gjysh-stërgjyshi. Megjithatë, shumë kush në Korçë tregon se pas viteve 1944 në varret e qytetit të Korçës vazhdimisht dëgjohej një vajtim gruaje. Ata që kishin njohur Dudkën, mendonin se ishin rënkimet e saj. Edhe pse e vd, ekur ajo ndjente atë çka po ndodhte me fëmijët e vet.

Kishte shpresuar shumë te një Shqipëri e lirë dhe te njerëzit që ishin përpjekur për të, por tashmë gjithë po arrestoheshin, bu, rgoseshin dhe inter, noheshin. Edhe e vd, ekur ajo ndjente se diçka e keqe e kishte zaptuar vendin e saj. Po ndodhte ajo që kishte shkruar Hafëz Ali Korça në vitin 1927. Dudka kishte lindur për t’i dhënë kësaj bote dashuri, por asaj i rrëmbyen gjithçka që kishte patur të shenjtë. Kjo ishte hisoria e hyjneshës së zbritur nga qielli me emrin Dudkë e që nuk pati nevojë kurrë për makiazh.

Nga Vepror Hasani /Naishtedikur.info