Nuk dimë se kur u kthye në simbol viriliteti duhanpirja.

Mirëpo, mes atyre pak fotografive që zotëron Fototeka e Arkivit Qendror Shtetëror shohim se duhanin e konsumojnë burrat, por e përgatisin fëmijët.

Në fotografitë që prezantojmë duken qartë djem apo vajza në moshë të njomë që mbushin paketat me cigare.

E para prej fotografive vjen nga viti i largët 1926 dhe paraqet punishten e cigareve “Taraboshi” në Shkodër.

Fotografia e dytë vjen nga punishtja e cigareve ndërtuar prej shoqërisë “Stamles” në Durrës.

Kurse e treta është punishtja e cigareve “17 Nëntori” në Tiranën e pas Luftës II Botërore.

Aroma e duhanit mund të mos jetë fort romantike, por këto fotografi bardhë e zi sigurisht që po. Foto: AQSh.”