Kozma Borova – Nuk mund te quhem ekspert, thjeshte kam punuar mekanik ne hekurudhe per rreth 20 vjet (kur fillova pune ne 1988 ne Elbasan, ka qene kulmi i punes ne hekurudhe, na shkonte djersa curk ne vere dhe ne dimer, puna ishte me pesha te renda (industria rende), prandaj e njoh ate zanat se e kam bere vete me pasion ate pune, gjithashtu benim edhe kurse kualifikimi ku na i mesonin te gjitha, pa hile), dhe tani qe u krijua mundesia e internetit, i gjeta fotot me lokomotiva, vagona, stacione etj sic i mbaja mend une qe ishin dikur.

E forta eshte se une personalisht nuk kam asnje foto te bere me trenat gjate asaj kohe qe kam qene ne pune. Edhe 1 qe bera ne 2014 (kjo poshte), e bera 7 vjet pasi me kishin hequr nga puna.

Ky koleksion fotosh u mundësua nga Kozma Borva për faqen Naishtedikur.info