Kjo është historia e dy bretkosave. Njëra ishte e shëndoshë dhe tjetra e dobët. Një ditë, ndërsa kërkonin ushqim, pa dashje u hodhën në një enë me qumësht. Ishte e pamundur të dilnin nga ena kështu që ato vendosën të notonin.
Bretkosa e shëndoshë i tha asaj të dobët: “Motër bretkosë, nuk ka asgjë më për të ngrënë, këtu rrezikojmë të mbytemi, është mirë të heqim dorë.”
Bretkosa e dobët u përgjigj: “Mbahu motër, dikush do të vijë të na nxjerrë jashtë”.

Dhe ato vazhduan të vozisnin për orë të tëra. Pas një farë kohe, bretkosa e shëndoshë thotë: “Nuk ka më asnjë kuptim, ndihem shumë e lodhur, unë do të ndaloj së vozituri dhe do të mbytem, sot është e diel asnjë nuk punon, jemi të dënuar.”
Por bretkosa e dobët ia kthen : “Vazhdo të përpiqesh, vazhdo të lëvizësh, diçka do të ndodhë.”
Kaluan dhe disa orë të tjera. Bretkosa e shëndoshë ankohet përsëri: “Nuk mund të vazhdoj më, nuk ka kuptim ta bëj, sepse gjithsesi ne do të mbytemi.”

Dhe bretkosa e shëndoshë u ndal. Ajo hoqi dorë dhe u mbyt në qumësht. Por bretkoka e dobët vazhdonte të lundronte.
Dhjetë minuta më vonë, bretkosa e dobët ndjeu diçka të fortë nën këmbët e saj. Ajo e kishte shëndërruar qumështin në gjalpë dhe kështu mundi të kapërcejë nga ena.

Mos u dorëzo, përpjekjet e tua nuk shkojnë kot dhe atëherë kur ti mendon se nuk ka shpresa gjithmonë ekziston një zgjidhje.
Tek fjalët tona për të dhënë forcë ekziston një fuqi e jetës dhe e vdekjes. Një fjalë inkurajuese për dikë që është në gjendje jo të mirë mund ta ndihmojë atë të mos dorëzohet por të eci përpara. Pra, kini kujdes se çfarë thoni. Përcillni jetën tek ata të cilët takoni çdo ditë. FUQIA E FJALËVE … ndonjëherë është vështirë të kuptohet se një fjalë inkurajuese mund të ketë kaq shumë ndikim.

Burimi: Akropoli i Ri