DY GURËT

Disa vite më parë në një qytet të vogël në Itali, një tregëtar pati fatin e keq të merrte hua një shumë parash te një fajdexhi. Fajdexhiu, i cili ishte i moshuar dhe i shëmtuar, i propozoi një marrëveshje. Ai i tha se do të hiqte dorë nga huaja që i kishte marrë tregëtari në rast se ky i fundit do t’i jepte për grua vajzën e tij. Tregëtari dhe vajza e tij u tmerruan nga kjo kërkesë. 
Fajdexhiu ju thotë se do të vendosë gy gurë në një çantë bosh, njërin të zi dhe tjetrin të bardhë.

Më pas vajza do të merrte njërin nga gurët. Nëse do të merrte gurin e zi, ajo do të martohej me fajdexhiun dhe borxhi i babait të saj do të falej. Nëse do të zgjidhte gurin e bardhë, ajo nuk do të martohej me të, dhe gjithsesi borxhi i babait të saj do të falej. Por nëse ajo nuk do të pranonte të zgjidhte njërin nga gurët babai i saj do të përfundote në burg.

Ata u mblodhën në një rrugicë të mbuluar me guralecë në kopshtin e tregëtarit. Ndërsa po bisedonin, fajdexhiu u përpoq të merrte dy gurë. Teksa i mori ato, vajza me sy të mprehtë vuri re se kishte kapur dy guralecë të zinj për t’i hedhur në çantë. Vajza e futi dorën në çantë dhe nxorri një gur. Pa e parë, ajo kërceu dhe e la të binte gurin në rrugicën plot me guralecë. 


“Oh, sa e ngathët që jam,” – tha ajo.
“Por mos u shqetësoni, – vazhdoi ajo,- nëse shohim në çantë se cili gurë ka ngelur, mund të kuptojmë se cilin gurë kam zgjedhur unë.”

Shumica e problemeve tona kanë një zgjidhje, mjafton që ne të mendojmë në një mënyrë tjetër, të shqyrtojmë problemin edhe në këndvështrime të tjera dhe zgjidhja do të jetë më e lehtë.

Burimi: Akropoli i Ri në Facebook