Tregohet se një i ditur po ecte me njërin nga nxënësit e tij në një arë. Kur po ecnin panë një palë këpucë të vjetra dhe në mendje iu shkojë se ishin të ndonjë të varfëri që po punonte aty pranë e kur të mbaronte do vinte t’i merrte.

Nxenësi i tha dijetarit: Si mendon, o i dituri ynë, sikur të bëjmë shaka me këtë punëtor, t’ia fshehim këpucët dhe kur të vijë t’i veshë mos t’i gjejë, e të shohim reagimin e tij.

Dijetari i fisnik iu përgjigj: Nuk duhet të argëtohemi duke trishtuar të tjerët, por ti biri im je i kamur dhe mund të gëzohesh me këtë të varfër duke i vendosur një monedhë në këpucë. Pastaj fshihemi e të shohim sa do të gëzohet. Nxënësit i pëlqeu propozimi dhe pasi vendosi monedhat në këpucë u fshehën pas disa pemëve të shihnin reagimin e punëtorit të varfër.

Pas pak punëtori i varfër e i rreckosur, pasi kishte përfunduar punën e tij erdhi. Vendosi këmbën e tij në këpucë dhe kur ndjeu se brenda kishte diçka u befasua. Nxorri këmbën dhe pa se ishte monedhë. Të njëjtën gjë vërejti edhe te këpuca tjetër.

I vështroi gjatë ato monedha. I shihte vazhdimisht dhe kur u sigurua se nuk ishte në ëndërr, pasi pa përreth dhe nuk vërejti askënd i futi monedhat në xhep dhe ra në gjunjë. Sytë i drejtoi nga qielli, e më zë të lartë nisi të thoshte: Të falenderoj Zoti im! Ty që e dije se bashkëshortja ime ishte e sëmurë dhe fëmijët e mi ishin të uritur e më shpëtove mua dhe familjen time nga zhdukja.

Kështu vazhdoi të qante gjatë, me sytë kah qielli, duke falënderuar për këtë dhuratë fisnike.

Nxënësi u ndikua shumë dhe sytë iu mbushën me lot.

Atë çast dijetari i nderuar tha: A nuk je më i lumtur tani se sikur të kishe vepruar ndryshe?

Nxënësi tha: Mora një mësim që nuk do ta harroj kurrë. Tani e kuptova domethënien e disa fjalëve që nuk i kisha kuptuar në jetën time: “Kur jep je më i gëzuar se kur merr”.

Dijetari i tha: Dije biri im se dhuratat janë të ndryshme:

Të falësh kur ke mundësi të hakmerresh është dhuratë.

Të lutesh për vëllanë tënd në mungesë të tij është dhuratë.

Ta justifikosh atë dhe të mos e paragjykosh është dhuratë.

T’i dalësh në mbrojtje nderit dhe dinjitetit në mungesë të tij është dhuratë.
Burimi: Unioni i Teologëve Shqiptarë