Qindra familje shqiptare iu kanë kundërpërgjigjur thirrjes së kosovarëve për strehim pas tërmetit tr, agjik të së martës.

Banorët e prekur nga tërmeti janë vendosur në qytete të ndryshme të vendit tonë, derisa një pjesë e mirë e tyre gjetën strehë edhe tek gjilanasit.

Madje, edhe shkollat e Gjilanit, hapën dyert për nxënësit shqiptar.

Në njoftim bëhet e ditur se sot ka nisur sistemimi i parë i nxënësve nga Shqipëria në shkollat e Gjilanit.

Robina Tollaj do të vijojë mësimet në kasën e III-të, pranë Shkollës “Musa Zajmi” dhe Natalia Gashi në klasën e VI-të, pranë Shkollës “Nazim Hikmet”.

Dy nxënësit janë pritur mjaftë ngrohtë nga bashkëmoshatarët e tyre kosovarë, ndërsa ato u vizitoi edhe kryetari, Lutfi Haziri.

Burimi: Mejdani