E dashur NËNË!

Po t’i shkruaj këto rreshta për të të thënë se:

– Për çdo sakrificë të vazhdueshme, të madhe apo të vogël,

– Për çdo ditë e natë, që më ke mbajtur në barkun tënd,

– Për çdo natë pagjumësie, që ke kaluar pranë shtratit tim,

– Për çdo pikë qumësht, që kam marrë nga trupi yt,

– Për çdo çast të bukur, kur ke luajtur me mua,

– Për çdo ninullë, që me ke kënduar kur më vije në gjumë…

– Për çdo hap që ke hedhur, kur më ke çuar në kopsht,

– Për çdo ndihmë tënden, për suksesin tim në shkollë,

– Për çdo lot që ke derdhur për mua,

– Për çdo lot që më ke tharë me faqen tënde,

– Për çdo lutje, urim dhe bekim që më ke dhënë,

– Për çdo ledhatim e shtrëngim, që më ka ngrohur shpirtin,

– Për çdo çast kur kam vënë kokën në prehrin tënd

Dhe për listën e pafund të gjërave, që është e pamundur t’i përmend këtu, të gjërave që i di dhe nuk i di;

FALËNDEROJ ZOTIN QË JE NËNA IME!!

Vetë fjala NËNË flet më shumë se çdo faqe e shkruajtur në libër, çdo lutje e bërë në xhami, çdo dridhje e zemrës që kemi për të….fjala NËNË është poezi më vete, është prozë, është roman, është vetë JETA!

(E huazuar)

Marrë nga Haxhi Lika