Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në TV Klan solli ditën e sotme rastin e Xhovalinit, i cili që 14 vjeç ishte larguar nga familja e tij në drejtim të Greqisë. Aty u njoh me një zotëri, Stathi Tsekitsidis, i cili i ofroi punë, e mbështeti dhe ndihmoi gjatë periudhës së vështirë të jetës së tij.

Është hera e parë që Stathi Tsekitsidis vjen në Shqipëri dhe ai mbetet i habitur, por edhe i emocionuar kur shikon në anën tjetër Xhovalinin që e thërret djalin e tij.

Burimi: Tvklan.al