Një vogëlush përpiqej që t’i ndërronte vendin një vazoje me lule që ishte shumë e rëndë.

Aty pranë tij rrinte babai i tij i cili e vërente në qetësi. Vogëlushi i dha me gjithë fuqinë që kishte, turfullonte nga zemërimi, murmuriste, por nuk arrinti ta lëvizte vazon as një centimetër.

Pasi vogëlushi u dorëzua babai e pyeti: “Duhet ta përdorësh gjithë forcën.”

“Po unë e përdora gjithë forcën, por më kot”- u përgjigj fëmija.
“Jo”,- u përgjigj babai,- “nuk e përdore gjithë forcën, sepse nuk më kërkove të të ndihmoj”.

Burimi: Akropoli i Ri