Deri në vitin 1970 kompozitorët e këngëtarët kosovarë ishin të ndaluar në Shqipëri. Muzika e tyre nuk emitohej në programet e Radio Tiranës as TVSH-së. Tirana, madje në atë kohë, ka emituar edhe skeçe humoristike më të cilat tallej këngëtarja Nexhmije Pagarusha. Në vitin 1970 pas nenshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi kulturor midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë, klima ndryshoi. U hapen dyer edhe për muzikën kosovare. Filloi rënja e murit qe i ndante dy vendet. Këngëtarja e parë nga Shqipëria qe vizitoi Kosovën në atë kohë ishte Fitnete Rexha. Nga Kosova, poashtu filluan të udhëtojnë për Shqipëri edhe grupe e këngëtarë shqiptarë, madje edhe serbë e turqë. Këngëtarja e parë që vizitoi Shqipërinë në atë kohë, ishte Nexhmije Pagarusha, kurse këngëtarja e parë serbe nga Kosova qe këndoi në Shqipëri ishte Mirjana Pavlloviq. Natyrisht, asnjë këngë e tyre, nuk prekte asgjë politike. I këndohej dashurisë, natyrës, familjës…Këngët dhe tekstet aprovohëshin para koncertit.

Vizitës së Nexhmije Pagarushës në Shqipëri, në atë kohë nuk ju dha ndonjë publicitet i merituar, sepse sistemi akoma ishte i rezervuar ndaj këtyre vizitave. Mirëpo, shumë vite më vonë, gazetarë, muzicientë e miq të Nexhmijës nga Shqipëria, zbuluan emocione e ngjallen kujtimet qe kishin ruajtur nga takimi i parë më Nexhmijën. Muzicienti i njohur Zhani Ciko, mba mend vizitën e Nexhmijës në Tiranë.

– Edhepse kishim parë Ansamblin Shota, mund të them qe dallëndyshja e parë, që erdhi në Shqipëri, e veçantë, ishte Nexhmije Pagarusha. Ajo nuk kishte koncert të sajë, por u ftua të këndojë në një koncert të Ansamblit Shtetror të Këngëve dhe Valleve. Ishte viti 1971 kur morëm vesh se do të vijë një këngëtare e madhe e Kosovës, e cila do të këndonte dy këngë në koncertin e Ansamblit. Ishte një emocion i veçantë dhe një paralajmërim se diçla e madhe do të ndodhë në afrimin e Kosovës më Shqipërinë. Nuk dinim shumë pët egzistimin e një zëri kaq të mrekullueshem siç ishte ai i Nexhmijës.

Edhe vet Nexhmija, e cila ka kënduar në shumë vende të botës, ruan si ngjarje të veçantë kujtimet për atë vizitë në Shqipërinë e ndaluar. Këngëtarja e madhe tregon se fillimisht ishte nisur drejt Shqipërisë në një vizitë private, por shumë shpejt u mor vesh për të dhe ajo u shndërrua në zyrtare. Në Tiranë, më ftuan në koncertin e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, në një koncert të mrekullueshëm, ku e ndjeva veten të lumtur. Këndova “Bareshën” time të preferuar për mua. Kur këndova këngën “Unë ty, moj, të kam dashtë”, këngë e mirëfilltë dashurie, më dukej sikur shprehja dashurinë e madhe që kam për Shqipërinë tonë amë, të cilën e kishim të gjithë në mendje e në zemër “…Nexhmija kujton me mall momentet e njohjes me këngëtaren e madhe Vaçe Zela, të cilën e përshkroi me dy fjalë: shumë e thjeshtë dhe e bukur. Miqësia e saj me Vaçe Zelën ka zgjatur përtej atij takimi të parë, pasi Nexhmije Pagarusha rrëfen që shpesh e ka vizituar atë dhe familjen e saj. Mbretëresha e Këngës Shqipe, shpreh keqardhje që deri tani nuk ka mundur të rrijë gjatë në Shqipëri, për tu takuar me gjithë miqtë e sajë.

Pos prezentimit në Tiranë, Nexhmija dhe adhuruesit e sajë mbajnë akoma të fresktë si ngjarje të madhe edhe këndimin e sajë të parë në Shkodër. Atje, sic shkruan gazetari Isa Alibali, Nexhmije Pagarusha u mbulua me lule. Ja një pjesë e shkrimit të tij.

Personaliteti i parë artistik nga Kosova, që erdhi në Shqipëri në vitet ‘70, ishte Nexhmije Pagarusha, zëri brilant i së cilës dhe emri i saj i madh qarkullonin gojë më gojë. Ishte prilli i vitit 1971. Ardhjen e saj në Shkodër e pritëm si një ngjarje me rëndësi. Jo vetëm thjeshtë se emri dhe kënga e saj ishin kthyer në simbol, por edhe pse vinte nga Kosova jonë. Në repertorin e saj të pasur, një vend të rëndësishëm zinin këngët që ishin krijuar ose krijoheshin e këndoheshin në Shqipëri. E auajmë yll i këngës shqiptare, sepse edhe emri i sajë i përkëthyer Nexhmije, ka kuptimin Yll. Ajo ,është lindur në vitin 1933, në Pagarushë të Malishevës. Që në fëmijëri dhe më vonë u vu re një talent i jashtëzakonshëm dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, nga zëri i bukur i saj. Në fillim u mor edhe me teatër dhe është ndër femrat e para në Kosovë në këtë gjini të artit, krahas Meribane Shalës dhe Katerina Josipit, të dyja aktore të shquara kosovare. Vetëm 15 vjeçe, me ndrojtje dhe e pasigurt në vetvete, ajo u fut në studion e Radio-Prishtinës. Hyri në atë sallë të mbyllur e të vogël për t’u bërë e madhe, për të mbetur përjetësisht besnike e këngës.

…Në hollin e Shtëpisë së Kulturës të Shkodrës, atë mbasdreke të prillit 1971, ishin mbledhur shumë artistë, për të pritur këngëtaren e madhe. Nexhmije Pagarusha hyri qetë – qetë në tempullin e kulturës shkodrane, në atë institucion ku prej dekadash kishte ushtuar zëri i qindra artistëve të talentuar. Gjatë përshëndetjes shihej në fytyrën e saj një buzëqeshje e ngrohtë, e çiltër, me lëvizje plot finesë, që shoqërohej me një zë të ëmbël. Edhe kur fliste, sikur këndonte. Ndoshta na dukej ne kështu, nga që e shikonim me adhurim dhe me kënaqësi të veçantë. Ajo u ndal te secili në veçanti, duke i thënë nga ndonjë fjalë të ngrohtë e të ëmbël. Kaluan vetëm pak çaste dhe ajo na u bë më e afërt, sikur të kishte qenë prej kohësh mes nesh. Atë natë të ardhjes së Nexhmije Pagarushës në Shkodër të gjithë përjetonim një gjendje të veçantë kënaqësie. Ajo fliste qetë, bukur, këndshëm, hareshëm. Dhe buzëqeshte. Ndiente kënaqësi edhe ajo se ndodhej mes artistëve shkodranë. Na foli, na tregoi shumë gjëra, për veten, por edhe për të tjerët.

– Mbeta jetime nga nëna që në moshën katër vjeçe. Babai im ishte ndër mësuesit e parë të zonës. Kishte dëshirë që edhe unë të bëhesha shembulli i femrës së shkolluar shqiptare, ka rrëfyer Nexhmija.…. Në vitin 1950 shkova në Beograd, ku këndova këngën “Dashnor t’u bana”, këngën e bukur shkodrane. Atje u rexhistrova në Akademinë e Muzikës ku nuk kishte femër shqiptare. Kalova me sukses konkursin dhe hyra në rrugën e afirmimit, mirëpo kjo më ndau nga akademia. Këndoja vetëm shqip, vetëm këngë shqiptare, ashtu si: Marije Kraja e Tefta Tashko, ashtu si Vaçe Zela, Luçije Miloti, Naile Hoxha e Drita Papajani e sa e sa të tjera, ashtu si Bik Ndoja e Xhevdet Hafizi, që i dëgjonim me ëndje e me kënaqësi të veçantë.

Kjo jehonë e zërit të saj të veçantë bëri që të quhet me meritë “Bilbili i Kosovës” Kënga e saj jehoi nëpër botë, në Itali, Austri, Izrael, SHBA, Gjermani, Austri, Bullgari, Tunizi, Francë, Çekosllovaki dhe, vonë, shumë vonë edhe në Shqipëri. Kudo sillte mallin e vendlindjes. Shqiptarët e Kosovës i përtërinte, i mallëngjente, e mbushte me jetë.
– E ëndërroja ardhjen në Shqipëri. Dhe ja, erdha, së bashku me mikun tim Zef Tupeci. Jam e nderuar që më shoqëron në Shkodër artisti i madh Avni Mula, tek i cili edhe ne, shqiptarët e Kosovës kemi pjesën tonë…
Edhepse populli e priti Nexhmijën me interesim e dashuri të madhe, pushteti zyrtar i Tiranës e injoroi këtë ngjarje. Shtypi, pothuajse e heshti, ndaj nuk janë ruajtur as pamje apo rexhistrime të vizitës së parë të Nexhmijës në atë kohë. NJë fotografi e rrallë e Nexhmijës nga ajo vizitë është fotografia qe po e sjellim.

Albumi AK / I Alibali /

Marrë nga: Albumi Akordet e Kosoves