Ndërsa bota vu, ante pa, sojat e rënda të lu, ftës I Botërore, shumë njerëz shihnin një rreze shprese në filmat e tij edhe pse, pas anës komike të tyre fshihej një jetë e tris, htuar. Në një sondazh mbarëbotëror realizuar nga kritikët e kinemasë, Çaplini është votuar si aktori më i madh i historisë së kinematografisë. Me talentin e rrallë çdo shfaqje e tij, nga zbavitje e rën, domtë, shndërrohej në art mirëfilli.

Çarli Çaplini u lind në Londër, më 16 prill 1889. Ishte duartrokitur për lojën në skenë që 5-vjeçar, kur zëvendësonte të ëmën në aktrim. Dhjetë vjeç, nën drejtimin e të atit, iu bashkua një trupe teatri për fëmijë dhe filloi të japë shfaqje në të gjithë vendin.

Gjashtëmbëdhjetë vjeç ishte ndër aktorët më popullorë në Londër. Tri vjet më vonë, pas kthimit nga Amerika, më 1916 vendos të xhirojë filmin e tij, duke krijuar karakterin e famshëm të en, dacakut. Bashkë me të mëdhenjtë e Hollivudit, D.W. Grifith, Mary Pickford dhe Douglas Fairbanks, themelon studion “United Artists”.

Në kohën e periudhës së Makartizmit, në Amerikë, Çaplini dy, shohej si përkrahës i komunizmit sidomos për komedinë e tij të ze, zë “Dritat e Skenës” 1952.

Më 1972 i jepet çmimi “Oscar” për karrierën dhe autoritetet i japin leje speciale për të hyrë në Amerikë.

Mjeshtër i tra, gjikomedisë

Bileta e tij e suksesit ishte “en, dacaku”: bastuni, mustaqet, veshja karakter. Por, ai krijoi një karakter krejtësisht kontradiktor: endacakun, zotërinë, poetin dhe të bra, ktisurin, i tr, azuar nga ëndrrat, i int, riguar nga shkenca. Ishte kjo figurë që mbeti maja e karrierës së tij, që vijoi me 35 filma.

Ky perfeksion kontrollonte gjithë procesin e realizimit të filmit. Ai donte një skenë ku një karrocë cirku ecte në vetmi. Qëllimi ishte që t’i shtonte një ndjenjë të hollë komedive të tij. Çaplini e kishte kuptuar do, bësinë e njeriut përballë natyrës dhe ishte i bindur se humori është e vetmja mënyrë për t’i bërë ballë asaj. E qeshura, besonte Çaplini, lind prej kontradiktës.

Spektatori shpërthen në të qeshura kur endacaku e gjen veten herë pas here, në situata të pavolitshme. Përvoja e tij e hershme në jetë i pat mësuar se e qeshura dhe dhi, mbja janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ai thoshte se në rini, romanin “Oliver Tuist” të Dikensit e mbante poshtë jastëkut. Kjo dëshmon se asnjëherë nuk e harroi fëmijërinë e tij të va, rfër.

Regjisori Jean Cocteau, një nga artistët e talentuar të shekullit të njëzetë, thoshte se Çaplini e përdor të qeshurën si gjuhë universale për të gjithë popujt e botës, pavarësisht moshës dhe racës. Kurse regjisori Haward Hawaks e quante “Don Kishoti i komedisë”. “Dritat e skenës” ishte i fundit dhe më mbresëlënësi film i Çaplinit. Në atë film, ai i kthehet pas karrierës 40-vjeçare si aktor.

Po aty, ai  shprehet se jeta mund të jetë e mrekullueshme nëse nuk e ke fr, ikë. Gjithçka për të cilën ke nevojë, është kuraja dhe imagjinata. Ai mendonte se në jetë ka gjëra më të tm, errshme sesa vd, ekja, prandaj  nuk duhet hequr dorë prej jetës.

Burimi: Konica.al