Eda Zari
Eda Zari

Një nga këngëtaret që vlerësohet për vokalin e saj të lartë është edhe Eda Zari, vajza shqiptare që prej një dekade jeton në Gjermani. Zari lindi në Tiranë, më 21 nëntor 1974 dhe mbahet si këngëtare, producente, kompozitore nga Shqipëria.

Historia e muzikës për të ka filluar që kur ishte 4 vjeçe, ku ka kënduar në gjirin e familjes (nga ana e nenës) Lela nga Përmeti, e ndërsa kur ishte 6 vjeç ka qenë dalja e parë në skenë dhe kur ishte 16 vjeç prezantohet profesionalisht në festivalet nacionale të RTSH, ku pasojnë gjithashtu prezantimet si prezantuese në TVSH në bashkëpunim me Regjisorët: L. Gjata, O. Mula.

Kryen Habiturën dega Kanto në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Fillon studimet në Konservatorin “Akademia e Arteve” – Tiranë. Pasi i hiqet e drejta e studimit (që me dramën politike që familja pësoi në fund të viteve 80-ta) i vazhdon studimet në Gjermani në Konservatorin e Kölnit “Musikhochschule” në Gjermani, me kurorëzimin e marrjes së Diplomës si “State Graduated Diplome Oper Singer”. Gjatë kësaj kohe është soliste në projekte të ndryshme duke përfshirë:

Opera, Musical, Opereta dhe shumë prezantime recitale të formës koncertante me formacione Orkestrale, WDR -Rundfunk Orchestra (West German Radio), orkestra e dhomës Dresden, WDR TV. etj. Gjatë kësaj kohe Zari është mjaft e kërkuar për shumë aktivitete e projekte internacionale.

Loading...

Ajo tashmë ka realizuar tetë albume me diverse stilesh muzikore Klasik-Jaz, Pop-Soul, dhe World Muzik, në të cilat nuk mund të lihen pa përmendur Co-produksionet me një sërë bands dhe artistë të mirënjohur internacional, midis tyre Kitaristi i mirënjohur amerikan Mike Stern ( L.A), superstari nga NY. City James Smith, musical star nga Londra John Cashmore, perkusionisti i shquar nga Persia Ramesh Shotam dhe stari i mirënjohur i gjeneratës së ( “Një nga Tarabuka perkusionist më virtuozë që mund të ndodhet në këtë planet” shkruan Times) Ben Aámara Abdelrhani Krija nga Casablanca (Marroko), producentët Hans Lüdemann, M.Joggerst, R.Pretschner, star Jaz Pianisti nga Italia Melo Mafali, dirigjenti i mirënjohur Sir Froschauer dhe kështu lista vazhdon ….

Performanca e artistes dhe debutimet e saj kanë zënë vend në festivale dhe skena të ndryshme internacionale e prestigjioze midis tyre: Prezantimi i saj në Filarmoninë e Kölnit tek Musik Trionale Intern.

Festival (që me rolin e saj solist lidh dy stile muzikor me pole të kundërta atë Klasik me JAZZ -Blues), International Jazz Contest në Spanjë (Fituese e çmimit – Best femal perfoming), NRW Festival Bonn (Lauruar) pa lënë pa përmendur gjithashtu Eda është soliste në realizimin e një sërë kolonash zanore të shumë filmave serial televiziv të stacioneve më prestigjioze Gjermane (prezantuar WDR, RTL, ARTE) si dhe featuring singer e siglave publicitare të shumë Firmave Imperium -Industriale (Benz Mercedes, Nivea, Seat -Mambo, Maybach, L´Orèal etj).

Nuk mund të lihet pa përmendur CD “EJA” (kolona zanore që prezantonte zyrtarisht Pavijonin Shqiptar gjatë pesë muajve në Panairin Botëror “EXPO 2000” Hannover / Gjermani) që iu sponsorizua Shqipërisë nga vetë artistja.

Ky titull u kompozua, tekstua dhe u interpretua nga Eda Zari e cila kooperoi me Label Mirela Records në Köln dhe Dinastine Lela. Zari ka përkrahur dhe ndihmuar iniciativat e shumë institucioneve dhe organizatave Internacionale me mision humanitar, duke organizuar koncerte benifite (ndër të tjerash) për fëmijët Jetim, për te sëmuret H.I.V.positiv dhe koncerte tjera të këtij karakteri.

Ajo mbahet si një këngëtare shumë e mirë dhe e vlerësuar për zërin e mrekullueshëm që e karakterizon…/Konica.al/