Një mbret mblodhi të gjithë këshilltarët dhe burrat e zgjuar të mbretërisë së tij dhe u tha të gjenin një pohim që do ta ndihmonte atë në të gjitha situatat e jetës. Ai u tha: 
“Nuk dua të mësoj filozofi të gjata e të ndërlikuara. Dua vetëm një shprehje të thjeshtë. Gjejeni ose shkruajeni, por vetëm ma sillni.”

Burrat u larguan dhe kërkuan për disa muaj. Më në fund u kthyen dhe i dhanë mbretit një letër. Në të shkruheshin vetëm katër fjalë: 
“Do kalojë edhe kjo!”
Kur i ke të gjitha të mirat e botës, ky është një çast kalimtar, gjërat ndryshojnë dhe kjo kohë do kalojë gjithashtu. Kur je në gjëndje të keqe, të gjitha netët pasohen nga dita, në çastet e vështira kujto: 
“Do kalojë edhe kjo!”
Burrat e urtë i thanë mbretit se kjo shprehje do ta bënte atë të ndihej mirë.

Kur çdo gjë duket tmerrësisht e pariparueshme, kur çdo gjë duket tmerrësisht e frikshme, por edhe kur çdo gjë duket e mrekullueshme dhe shumë e bukur, përmend brenda vetes këto fjalë: 

“Edhe kjo do kalojë” dhe kështu nuk do të ngecësh në çdo problem që do të hasësh!
Situatat që na vijnë janë kalimtare, nuk duhet të identifikoheni me to.

Burimi: Akropoli i Ri