Një jetë artistike, e cila që në fillimet e saj do ti falte vlerësime, për t’u ndërprerë më pas nga regjimi, për aktoren Edi Luarasi nëse do të kishte vijuar ajo si artiste do të kishte bërë shumë më tepër. E njohur për aktivitetin me këngën në rininë e saj, më pas rolet që dhuroi në teatër apo dhe në filma, aktorja Edi Luarasi vlerësohet dhe ka zënë një vend nderi në artin shqiptar. Sot është në moshën  76 vjeçare dhe siç pohon dhe vetë ka jetuar një jetë që e ka përballur dhe me momente të tr, ishta, por dhe të bukura, e këto kanë qenë ato që i kanë dhënë dhe forcën për të ecur para.

Këto ditë vere e gjejmë aktoren në shtëpinë e saj, duke treguar se i ka rralluar shëtitjet dhe daljet në Tiranë edhe për shkak të ditëve të nxehta. Pranë saj gjithmonë qëndron bashkëshorti, regjisori i njohur Mihal Luarasi. Biseda me ta është shumë e këndshme dhe gjithmonë vëmendja shkon te arti. Përballë çiftit të njohur të artistëve, shikon edhe punën e madhe dhe të palodhur kur flitet për artin.

Aktorja e njohur tregon se roli i parë që bëri në teatër pas ’90 ka qenë ai në shfaqjen “Vizita e damës plakë”. Edi Luarasi gëzon disa tituj për kontributin në jetën artistike. “Medalje ari” për rolin e Leas në shfaqjen “Njollat e murrme”, për të vijuar më pas dhe me “Naim Frashëri”, “Artiste e Merituar” dhe i fundit “Mjeshtre e Madhe”. Në kinematografi realizoi disa role, ku më i rëndësishmi ishte roli i Afërditës në “Ngadhënjim mbi vd, ekjen”. U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor.

Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin. Pranë Teatrit Popullor, luajti mbi 30 rоlе në vepra si “Kordelia”, “Mbreti Lir”, “Rrugë të tërthorta”, “Shtëpia në bulevard”, “Doktor Aleksi”, etj. Në këto role si dhe në tre filmat ku luajti, “Vitet e para”, “Gjurmët”, dhe “Ngadhënjim mbi vd, ekjen”, Edi paraqitej gjithnjë me dinjitet artistik dhe dallohej për temperamentin e fuqishëm, imagjinatën artistike si dhe рër një botë të раsur shpirtërore. Por përballë këtyre roleve, aktorja pohon se peng në jetën artistike ka rolin e Eliza Dulitëll tek drama “Pigmaljoni” e Bernard Shout.

Ditët e verës si po kalojnë për aktoren Edi Luarasi?

Është verë, kanë qenë të ditë në nxehta. Brenda kondicioneri, por ama jashtë i nxehti i madh. Ndaj rri shumë brenda, i kam rralluar daljet në Tiranë. Kur dal kafen e pi bashkë me Mihalin në lokalet, që kemi rrotull shtëpisë sonë.

Një jetë artistike që nisi dekada më parë, por kur hidhni vështrimin pas çfarë shikoni?

Një jetë që ka brenda edhe lodhjen, edhe vështirësinë, edhe bukurinë brenda saj. Një jetë, e cila përveç momenteve të vështira, më ka falur dhe ato të bukurat që nuk harrohen.

Teatri duket se ka qenë më shumë në vëmendjen tuaj?

Në teatër kam më tepër role. Jam shumë e kënaqur, që kam më shumë role më teatrin. Në skenën e teatrit shihesh në skenë se si loz rolin. Filmi ka dika tjetër, sepse filmi mbetet, ndërsa teatri nuk e ka këtë. Në skenë loz aty për publikun dhe ai të shikon dhe duartroket, ndërsa filmi mbetet. Ama në teatër e përpunon rolin në të gjitha fazat, profesionalisht është më mirë teatri.

Filmi Ngadhënjim mbi vd, ekjen i realizuar në vitin 1976 ju interpretoni rolin e Afërditës, por dhe në Kinë kur keni qenë keni pasur një vlerësim shumë të madh edhe pse udhëtimi në këtë shtet ka qenë shumë vite më pas?

Atje e donin shumë kinemanë tonë, filmin tonë. Në Kinë më kanë bërë një pritje shumë të mirë. Madje ata dinin këngën dhe fjalët në film, fjalë që dhe unë si mbaj mend, por në Kinë i dinin. Jam habitur. Duke më parë mua në film atë kohë kur isha e re, më pyesnin gjithmonë: pse nuk e ke nishanin. Kam pasur një nishan në fytyrë tek roli i partizanes Afërdita. Vite më pas atë nishan e kam hequr në Budapest. Por dua t’ju them se atë rol kur mu propozua ta luaja nuk e kam pëlqyer fare. Më dukej një rol shumë skematik. Por më pas gjatë realizimit të rolit, duke i dhënë dhe unë vetë diçka më shumë u realizua, përmend këtu dhe skenën në çati te tjegullat.

Filmat e Kinostudios siç e shikoni dhe ju vazhdojnë të jenë në vëmendjen e publikut. Për ju si është kjo?

Punohej në ato vite shumë për filmin dhe realizimin e tij. Kishte shumë pasion edhe pse dihej sa e vështirë ishte. Nuk kishim pretendimin ne si artistë në atë kohë si sot. Punonim pa rezerva fare, vetëm te filmi ishte vëmendja.

Po filmi sot për ju?

Sot ka tjetër vëmendje, e kam thënë shikohet shumë ana financiare, sa para do të marrin për realizimin e filmit. Por në atë kohë ne nuk kishim këto gjëra, vetëm punonim. Filmat sot kanë dhe një tjetër problem. Me aq sa kam parë që janë realizuar, duket sikur mendojnë edhe për eksport. Mendojnë se si do jetë dhe filmi jashtë. Ne të çojmë filma jashtë, ata të sjellin këtu. Edhe nëse do të jetë një film që pëlqehet këtu, nuk quhet nëse ai nuk pëlqehet jashtë.

Kënga ka qenë një tjetër pjesë e jetës suaj artistike në rininë tuaj. E nisët aktivitetin artistik si këngëtare, për tu bërë më pas një nga aktoret më të dashura për publikun. Edi te kënga dhe te teatri, ku këngën e keni lënë shumë vite më parë?

Me këngën jam marrë në rininë time. Kam qenë aktivuar me Estradën e Ushtarit, më pas me të shtetit. Por kur isha në Estradën takoj Mihalin. Ishte regjisor që mbante dhe një shall në qafë dhe thoja, shet mend (qesh), sepse shisnin pak mend këta që vinin nga jashtë atë kohë (qesh). Ai regjisor më pas u bë bashkëshorti im. Kemi familjen tonë, vajzën dhe djalin.

Flasim sërish për jetën artistike, e cila u ndërpre në kohën e regjimit. Me ndryshimin e sistemit i pari rol ishte ai që ju propozoi regjisori Gëzim Kame në shfaqjen “Vizita e damës plakë”. Si e pritët atë rol, pasi kishit vite që i mungonit skenës?

Nuk e prita mirë. Madje kisha frikë për zërin tim. Isha dobësuar shumë. Kisha 18 vjet pa lozur teatër. Mendoja se si mund të luaja në teatër. Ishte një rol shumë i vështirë. Por punova dhe u realizua roli, të cilin e interpretova në shfaqje. Pas këtij roli pastaj interpretova dhe të tjerë në teatër.

Ju pohoni se e doni teatrin, por sot ka probleme. Pas 18 vitesh mungese me aktivitetin në teatër, ju erdhët në skenë në kohën kur kohët kishin ndryshuar. Si e gjetët teatrin?

Kur u ktheva në teatër më ka bërë një përshtypje jo të mirë. Njerëzit nuk e kishin më mendjen te teatri, kishte humbur shumë vëmendja. Njerëzit e kishin mendjen të iknin. Në teatër bëheshin prova pa personazhe. Kjo nuk është e mirë për teatrin. Bëheshin prova kur mungonin  aktorë. Kishte humbur ajo që është pohuar si disiplina artistike për punën. Teatri kërkon vëmendje dhe sigurisht investime, sepse dëgjoj që ka shumë probleme. Po ju them një shprehje që nuk është e imja, e ka thënë dikush tjetër: më thuaj çfarë teatri ke, të të them se në çfarë shoqërie jeton. Pra teatri është një pasqyrë që tregon të vërtetën.

Por edhe për dramën shqipe sot është pohuar se nuk ka sa duhet hapësira dhe mundësi për në skenë. Çfarë mund të na thoni?

Shikoj që vihen në skena të teatrit shumë shfaqje të huaja, por që nuk kanë asnjë interes për publikun shqiptar. Ne kemi problemet tona në jetën tonë, që janë shumë aktuale dhe më së miri këto i gjen në dramaturgjinë shqipe, që duhet të jetë në skena.

Kur ju keni qenë në kulmin tuaj ju shkëpusin nga jeta artistike. Si e kujton kur kanë kaluar shumë vite?

Ndërprerja e jetës artistike ka qenë gjëja më e tme, rrshme për mua. Ka qenë një moment shumë i tri, shtë. Unë isha në kulmin tim artistik. Më hoqën nga jeta artistike dhe përfundova në rrobaqepësi, dihet tashmë historia ime, vuajtjet, dhe në rrobaqepësi kam punuar për disa vite.

Për shumë vite pas ’90 ju keni jetuar me familjen tuaj në Hungari. Si ka qenë jeta juaj atje?

Nuk ka qenë një jetë e këndshme. Ka qenë një jetë e mbyllur.

Për atë që ju keni dhënë në jetën artistike, ndjeheni e vlerësuar sa duhet. A do të donit që vëmendja e shtetit, institucioneve ndaj jush dhe artistëve të tjerë të kategorisë suaj të jetë më e madhe?

Sigurisht që duhet të ketë më shumë vëmendje për artistët. Janë tituj, por do të ishte mirë që dhe për artistë të tjerë ato tituj që jepen të kishin dhe shpërblimin financiar.

Keni një këshillë sot për aktorët e rinj?

Në kohën tonë pjesa më e madhe e punës bëhej vërtetë në teatër, por bëhej dhe me punë në shtëpi, ndërsa sot tekstin e lë aktori mbi tavolinën e provave dhe ikën në shtëpi. Nuk e punon sa duhet. Ndaj duhet punuar më shumë, duhet studiuar më shumë vepra dhe roli.

Jeta juaj artistike u ndërpre në kulmin e saj. Çfarë mund të kishit bërë më tepër nëse do të kishte vijuar normalisht?

Nëse jeta ime artistike do të kishte vijuar pa u ndërprerë, sigurisht që do të kisha bërë shumë më shumë në teatër.

Çfarë ju ka mbetur peng, në jetën artistike?

Më ka mbetur peng, që nuk kam realizuar rolin e Eliza Dulitëll tek drama “Pigmaljoni” e Bernard Shout.

Jeni sot në moshën 76 vjeçare, por që në rininë tuaj keni spikatur. Edi dikur e re dhe sot. Sa rëndësi i kushtoje veshjes në ato vite?

Gjithmonë më ka pëlqyer që të vishesha me atë që më shkonte. Isha vajzë ë  re dhe vishesha sipas kohës. Në atë kohë kam lyer dhe flokët me ngjyrë të kuqe. Mua më pëlqente të vishja atë rrobë që më shkonte.

Rëndësia e familjes për ju?

Familja për mua është gjëja më e mrekullueshme. Me fëmijët gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të çiltër. Unë dhe Mihali sot kemi dhe nipin, që e duam shumë. Të dy fëmijët e mi jetojnë jashtë, na merr malli, por kur ata janë të lumtur edhe ne jemi. Nëse ata janë mirë, jam mirë edhe unë si nënë.

Intervistoi: Julia Vrapi

Burimi: Voal.ch