Eduard Abazi, ylli i Dinamos në vitet 1985-1991 (kampion 1986, 1990; fitues i Kupës së Republikës 1989 e 1990; fitues i Superkupës 1989), provoi të luante me sukes edhe me disa prej skuadrave të njohura europiane si Benfica e Lisbonës (Portugali) dhe Hajduku i Splitit (Kroaci), me të cilin fitoi Kupën e Jugosllavisë në vitin 1991 dhe Kampionatin Kroat në vitin 1992.

Abazi bëri debutimin e tij në ligë me Dinamon në vitin 1985. Ai ka qënë një nga lotjarët e parë shqiptarë që u larguan nga vendi pas hapjes së dyerve në vitin 1990, duke luajtur me klube elitare si Hajduk Split, S.L. Benfica, Boavista FC dhe Manchester City.

Gjatë karrierës së tij Abazi ka zhvilluar edhe 19 paraqitje me kombëtaren shqiptare, duke debutuar më 10 tetor 1985 në barazimin 1–1 kundër Greqisë në Tiranë.