Eduart Cala, ka lindur ne Elbasan me 19.09.1950. dhe vazhdon te banoje po aty.
Po ne qytetin e tij u arsimua shkoi ne shkollen fillore 7 vjecare “Ptoleme Xhuvani”,ate te mesmen ne”Jeronim De Rada” dhe te larten ne ”Aleksander Xhuvani,,ne degen Gjuhe-Letersi.

Aktivitetin e tij e ka nisur ne teater e ka filluar qe kur ishte gjimnazist ne komedine”Udha e Zavalinajve,, ne vitin 1966-67 dhe si aktor profesionist ne vitin 1971.
Ka interpretuar ne Teater rreth 56 drama e komedi,ne role te para,te dyta e te treta…ka vene ne skene rreth 20 pjese per femije e te rinj dhe vazhdon te punoj si regjisor ne teatrin e kukullave ”Skampa,, ne Elbasan.

Ka drejtuar koncerte e spektakle te ndryshme,si te te ansamblit ”Isyf Myzyri” ,festivale mbarekombetare te kenges popullore qytetare,festivale te kenges per femije,koncerte promovuese te grupeve te ndryshme te rinjsh,si dhe ka interpretuar edhe disa role ne filmat e kinostudios dhe ato televizive si:Partizani vogel Velo, Tre veta kaperxejne malin, Nje jete me shume,Pertej mureve te gurta, Pranvere e hidhur,Ngjyrat e moshes,Nje nate Nentori,Kronike e atyre viteve…sigurisht,kontributi i tij ne kinematografi eshte modest, nuk jane personazhe kryesore,por jane figura interesante qe fatmiresisht kane mbetur ne kujtesen e spektatorit…Per interpretime me nivel artistik ne skene ,me eshte dhene nje Medalje ”Naim Frasheri” ne vitin 1985 nga presidiumi i kuvendit popullor te asaj kohe…
Ka mare vleresime nga jurite e festivaleve kombetare te teatrove si dhe te atyre per femije e kukulla.

Per kontribute ne paraqitjen e vlerave artistike ne qytetin e tij te lindjes, ku ka marre”Mirenjohjen e Qytetit” dhene nga Bashkia Elbasan.

Loading...