Në Shqipëri kanë ardhur shumë ekipe nga vende të huaja për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë për vlerësimet e banesave të dëmtuara nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit.

Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit, USAID ka nisur dje për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles.

Këta ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta, informon ambasada amerikane. 

Burimi: /Ora News.tv/