11 Gusht 1991, kur hidhej bukë dhe ujë për emigrantët në stadiumin e Barit (I kam përjetuar edhe vetë ato ditë atje)

Otranto 7 Gusht 1991, Anija “Delvina” e mbushur me emigrantë drejtuar brigjeve të Italisë e ndjekur nga Guardia di Finanza (Roja bregdetare) dhe një helikopter.

Ri-kthim në atdhe, Rinas 11 Gusht 1991, avioni preku tokën, të gjithë brohoritën sepse menduan se ishin dërguar sipas fjalëve në qytete të Italisë, por ata ishin rikthyer në Shqipëri. Zhgënjim.

7 Gusht 1991, Durrës, Shqipëri. Anija Vlora sapo ish nisur udhëtimin e tejmbushur me emigrantë, drejt brigjeve italiane. Mund të shihet qartë që kavot e lidhura me anijen mbajnë akoma njerë që përpiqen të hypin në të. Qindra e mijëra të tjerë, qëndronin akoma në port, duke shpresuar se ndonjë anije do të ankorohej përsëri atë ditë në Durrës. Më tej në cepin e portit, rreth 30 minuta para nisjes së anijes Vlora, ish nisur edhe një peshkarexhë “Ibrahim Xhatufa”, me pothuajse 1.000 persona në bord.

14 Qershor 1991, anija Turke “Kapiteni Burhanettin Isim” e rrëmbyer në brigjet shqiptare, me qëllim udhëtimin drejt italisë, pritet e rrethuar nga policia dhe ushtria italiane në portin e brindizit. Në bordin e saj ishin rreth 600 shqiptarë, të cilët u deportuan 2-3 ditë më pas drejt shqipërisë.

12 Gusht 1991, në stadiumin e Barit po mbërrin buka, në këtë moment u fol se ishte çarë kordoni rrethues dhe shumë emigrantë mundën të arratiseshin nga stadiumi dhe të gjenin mbështetje në familje italiane apo dhe tek miqtë e tyre të emigruar në Mars. Vërtetë ata ishin me fat sepse shteti italin disa ditë më vonë mori vendimin për ri-atdhesimin e të gjithë emigrantëve.

Rinas 18 Gusht 1991, këta që shihni në foto janë ushtarakë shqipëtarë të ikur me eksodin e 8 gushtit 1991 bashkë me emigrantë të tjerë, por që u deportuan në Rinas më datë 18 gusht 1991

10 Gusht 1991, policia Italiane duke kontrolluar refugjatët shqiptarë, Bari, Itali

Nga Admir Shehi
Foto dhe informacioni janë ekskluzivisht për faqen Naishtedikur.info, mund ti kopjoni dhe ti postoni, duke permendur burimin.