Eksperimentimi i revolucionit kulturor kinez në Shqipëri do të shoqërohej me një aksion të rreptë kundër besimeve fetare që do të çonte në shpalljen e Shqipërisë si vend ateist.

Shumë objekte kulti u shembën, të tjera do të shndërroheshin në vende propagande- pallate sporti, kinema, shtëpi kulture- si në rastin e këtij imazhi, ku në plan të parë qëndron shfaqja e një gjimnasteje e kapur në unazat e vendosura në altarin e kishës së Shën Kollit në Shkodër, të transformuar në klub rinie 1967.

© Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”,Angjelin Nenshati, Shfaqja e parë në Klubin e ri të Rinisë

Burimi: Fotografitë që kanë bërë historinë.