Nga Shefqet Deliallisi

MID’HAT FRASHËRI :

Elbasani “Kalem të florinjtë” për Edith Durhamin…

Në vitin 1913, Mid’hat Frashëri u vendos në Elbasan. Nga ky qytet ai ndërmori dhe nismën e famshme të “kalemit të florinjtë” për Edit Durhamin, në shenjë mirënjohje për çfarë bënte për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ja çfarë shkruhet në Gazetën “Përlindja e Shqipëniës” të cilës i drejtohet Mid’hat Frashëri :

” Zoti Drejtor i gazettes “Përlindja e Shqipëniës”,

Lutem të botoni këto të paka radhë : Këtu n’Elbasan filluam të mbledhim ndihmë nga një metelik për njeri. Duam të blejmë një kalem të florinjtë që t’ia dhurojmë zonjës Edith Durham, si një kuptim për shërbimet fisnike që i ka bërë kombit tonë me shkrimet e botimet e saja. Për të rrëfyer këtë mirënjohje kombi ynë, kemi dashur që edhe ndihma të jetë e popullit dhe nga ky shkak, s’mbledhim më tepër se nga një metelik…..
Në komisionin që u formua për këtë ndihmë, janë z.G. Cilka , dr.Ruzhdi beu(Bobrati),Taq Buda dhe unë…

Mid’hat Frashëri