Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ndodhet prej disa ditësh në Kanada, në kuadër të turneut muzikor “Notre Dame de Paris”.

Muzikali është i shkruar nga muzikanti Riçardo Koçiante. Tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm i cili është pjesë e librit Guinness.

“Notre-Dame de Paris” debutimin e saj të parë e pati më 16 shtator 1998 në Paris. Ajo bazohet në romanin “Kurrizoja i Notre Damit” të Victor Hugos.

Prej vitit 2016, Elhaida Dani dhe “Notre Dame de Paris” udhëtojnë anekënd botës. /ATA/.