Tërmeti i fortë që shkundi vendin tonë la pa, soja të rënda, shumë vi, ktima, të lë, nduar dhe dëme materiale. Personazhe të njohur të botës së showbizit u bënë të gjithë bashkë për të kontribuar për banorët e prekur nga tërmeti që janë të shumtë në numër. 

Një ndër to është edhe Eliza Dushku. Banorët e Bostonit dhe studentët e universitetit në zonë do të kenë mundësinë të kontribuojnë në përpjekjet për ndihmat pas tërmetit me një shfaqje të filmit dokumentar të Eliza Dushku ‘Dear Albania’ në Universitetin e Harvardit këtë të Premte.

Më 26 nëntor 2019, tërmeti më i fortë që goditi Ballkanin në mbi 30 vjet goditi Shqipërinë, duke vr, arë 51 njerëz dhe duke pl, agosur mbi 900 të tjerë. Në një postim në Instagram, Eliza ndau mendimet e saj pas tërmetit, “Të gjithëve të prekur nga ky tërmet shkatërrues, ne po dërgojmë dashurinë dhe lutjet tona dhe mbledhjen e ndihmave, menjëherë”.

Shfaqja është falas, por dhurimet me para dhe çek do të pranohen. Fondet do të shkojnë drejtpërdrejt ndaj individëve të prekur nga tërmeti ose organizata jofitimprurëse që punojnë për t’i ndihmuar ata.

Shfaqja është të Premten, 6 Dhjetor 2019 në 7:00 pasdite në Auditoriumin Tsai në Qendrën për Qeverisje dhe Studime Ndërkombëtare – në Universitetin Harvard. Eventi eshte bashkë-organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptar të Harvard.

Themeluesi i organizatës, Deni Hoxha, në vit të 3-të në kolegj, thotë se “Çdo shqiptar ndihet keq pas asaj që ka ndodhur në vendin tonë, dhe prandaj shqiptarët janë bërë bashkë për të rritur vetëdijen dhe për të ndihmuar. Deri më tani, shoqata jonë ka mbledhur 1000 dollarë por shpresojmë të mbledhim më shumë. Kjo është arsyeja pse ne po organizojmë këtë ngjarje me Elizën dhe së bashku të ndihmojmë familjet e prekura “.

Informacioni mbi biletat është shpërndarë në faqet e Eliza Dushkut dhe në një Eventbrite.

Burimi: /Agjensia e Lajmeve Sot News/ – sot.com.al