Nga Albumi Akordet e Kosovës

ELVIN HOXHA
NJE YLL I RI NË SKENAT NDERKOMBTARE

Një talent i ri më origjinë shqiptare ka filluar të ngritet në skenat nderkombtare. Quhet Elvin Hoxha, violinist qe sapo ka fituar çmimin e parë , Medaljën e Artë në Berlinalën Nderkombtare të Muzikës qe u zhvillua këto ditë në Berlin. Më heret, ky ka performuar në disa skena të njohura nga Moska e deri në Carnegy Hall të Nju Jorkut.

Elvini është shpallur edhe artist i merituar i shtetit Azerbejxhan. Ka fituar çmimin e parë edhe në garën nderkombtare Trashegimia Klasike Kulturore të zhvilluar në Moskë në vitin 2016. Lista e shpërblimeve të Elvinit është më e gjatë. Nga triumfet e tij skenike vlenë permendur 11 fitore në Garat Nderkombtare të Violinistëve të ri “Wieniawski dhe Lipinski” qe mbahen në Poloni. Ka fituar edhe në Garën Nderkombtare Çajkovski që mbahet në Zvicër dhe në konkursin “Nata në Madriq ” që yhvillohet çdo vit në Spanjë.

Elvin Hoxha filloi të luante në violinë që në moshën 5-vjeçe. Ishte i nfluencuar nga prindërit. I ati dhe e ëma janë poashtu instrumentist më pervojë. Në Shqipëri është i njohur edhe me nofkën ‘Paganini i Shkodrës”, nga se i ati është shkodran, kurse e ëma më origjinë nga Azerbejxhani.

Elvini ka lindur në Ankara të Turqisë ku të dy prindërit janë anëtarë të Orkestrës Filharmonike të këtij qyteti. Në shtypin e huaj, shpesh emri i tij ka dy mbiemra Elvin Hoxha Ganiyev, supozojmë – mbiemer i nënës, të cilin mund ta ketë pranuar nga shkaku se gjyshi i tij, nga nëna Server Ganiyev, ishte dirigjent i njohur më famë nderkombtare.

Ndonjëherë shtypi e ngatërron edhe origjinën e tij duke e prezentuart si violinist nga Azherbejxhani. Mirëpo kjo nuk ja humb rrënjët shqiptare as respektin qe gëzon si muzicient. I ati i tij, është Hajredin Hoxha, një artist i respekuar muzikor nga Shkodra që prej kohësh punon në Turqi.

Burimi: Albumi Akordet e Kosoves