Elvira Diamanti (1962). Aktore. Lindi  ne Vlore , me 30 nentor .Pas mbarimit te studimeve  ne Institutin e Larte  te Arteve , me  1986 filloi    pune  si aktore ne Teatrin Popullor .Interpretoi kryesisht role me kahe pozitive , vajza romantike e te dashuruara, jo rrallehere edhe me fund dramatik a tragjik . Loja e ndjere ,por e flirtuar nga logjika dhe qasjet racionale u be elementi  i saj   shprehes dhe fitoi cilesi rol pas roli .

Ajo  mundi te jape ne skene tronditjen qe vinte prej balades ngjethese te oralit shqiptar , “Kostandinit dhe Dhoqines”, ne inskenimin e noveles  Kush e solli Doruntinen te I . Kadarese  (1988). Dy vjet me vone i  dha  jete nje personazhi tjeter kompleks , Margarites qe vinte serish nga nje tjeter novele e Ismail Kadarese ,Nate me hene (1990), ku spikati per emocionalitetin poetik dhe kthjelltesine e aktrimit te saj ne figuren e krijuar.

E. Diamanti ka luajtur me sukses edhe ne 12 filma. Bukuria , hijeshia dhe portreti  i  saj  fotogjenik ,tok  me inteligjencen per te kuptuar piken e rendeses se rolit, e kane bere terheqes  aktrimin te saj para kameres .

La mbresa te forta me rolin e Marigose te Perralle nga e kaluara (1987), me te cilin fitoi cmimin ne Festivalin VIII te Filmit Shqiptar .Ajo arriti te nenvizoje permes ketij roli idene e Ilirise dhe te personalitetit te femres , ne nje shoqeri ku  sundojne marredheniet patriarkale dhe ku fati paracaktohej prej autoritetit prinderor.

Ne aktrimin e saj verehet shfrytezimi me zgjuersi i kundershtive dhe i rrafsheve diversive midis dramatikes dhe komikes , duke imesuar me fort elementeve te satires’.po aq pjese e bukurise se lojes se saj behet edhe aftesia per te gershetuar me sens anet psikologjike te perjetimit me peshtatjen elegante ndaj groteskut sa i takon marredhenieve me personazhet e tjera .

Me rolin e Mukadesit ne filmin Dasma e Sakos (1998), permes nje loje te kahut psikologjik paraqiti tipin e gruas se poshteruar , qe kerkonte te realizonte dashurine e saj te shtypur duke pohuar, si kundervenie, fertilitetin dhe instinktin e saj prej gruaje pjellore. Ne vitet 2000-2007 ishte drejtore e Teatrit Kombetar te Kukullave ne Tirane.

Burimi: Aktoret Shqiptare