Rreth orës 14:30 të pasdites së 16 gushtit 1977, aktorja Xhinger Alden ishte duke u endur përrreth Graceland, në kërkim të askënd tjetri, veç të fejuarin e saj me famë botërore, Elvis Presli. Mbreti i ‘rock & roll’, po përgatitej për turneun e tij të fundit, por Alden ishte e shqetësuar, pasi nuk e kishte parë prej disa orësh.

Alden nuk pa asnjë shenjë të Preslit, deri kur e kuptoi se dera e banjës ishte hapur. Ajo hyri brenda, dhe siç kujton më vonë “mbeta e paralizuar nga ajo që pashë”. Sipas Alden “duket sikur i gjithë trupi i Elvis kishte ngrirë plotësisht në pozicionin ulur, dhe më pas ishte rrëzuar përpara”.

Alden nxitoi t’i vinte në ndihmë, dhe zbuloi një shenjë të frymëmarrjes , edhe pse “fytyra e këngëtarit ishte shprishur, dhe kishte marrë ngjyrë vjollcë”, ndërsa sytë e tij “shihnin drejt dhe ishin të përgjakur”. Ajo thirri një ambulancë, dhe superstari u dërgua në një spital në Memfis të Tenesit, ku mjekët u përpoqën ta risillnin në vete.

Përpjekjet e tyre dështuan, dhe Elvis Presli u shpall i vd_ ekur në orën 15:30, pak më shumë se një orë pasi u gjet. Ishte vetëm 42 vjeç. Por një çështje e debatueshme u ngrit nga ai moment: Si v_ diq Elvis? Vd_ ekja e këngëtarit shokoi botën. Vetë presidenti Xhimi Karter bëri një deklaratë, duke deklaruar se këngëtari kishte “ndryshuar përgjithmonë fytyrën e kulturës popullore amerikane”.

Ndërkohë, rreth 100 mijë fansa të tronditur, morën pjesë në funeralin e Preslit. Pavarësisht kaosit qe shkaktoi vd_ ekja e tij e papritur, nisën të ngrihen pikëpyetje mbi disa fakte të errëta, mbi shkakun e vërtetë të vd_ ekjes së këngëtarit.

Tre mjekë që punonin së bashku, Eric Muirhed, Xherri Francisko dhe Noel Florredo , kryen autopsinë e tij. Ekzaminimi zgjati 2 dy orë, Francisko doli dhe dha njoftimin për mediat.

Ai raportoi se “gjetjet paraprake të autopsisë”, tregonin se këngëtari kishte vd_ ekur nga një “aritmi kardiake”, një sulm në zemër, dhe se nuk kishte prova që barnat që ai merrte, kishin luajtur ndonjë rol në vd_ ekjen e tij.

Në fakt, kjo nuk ishte një përgjigje e plotë ndaj pyetjes se si v_ diq Elvis Presli. Autopsia ende nuk kishte përfunduar në kohën e deklaratës së Franciskos, dhe asnjë prej mjekëve të tjerë nuk e kishte pranuar atë njoftim për mediat. Por, megjithëse veprimet e Francikos kishin qenë të dyshimta, kishte arsye për të besuar, se ilaçet nuk kishin gisht në atë ngjarje, dhe se përkeqësimi i shëndetit të Preslit ishte thjesht rastësor.

Në kohën e vd_ ekjes, Presli ishte shumë mbipeshë. Preferenca e tij ndaj ushqimeve të yndryshme, sanduiçeve dhe ushqimeve të tjera të pashëndetshme ishte e njohur, dhe ai vuajti nga disa sëmundje, përfshirë diabetin, presionin e lartë të gjakut dhe glaukomën.

Megjithëse, dieta e tij e dobët mund të ketë kontribuar për shëndetin e tij të sëmurë, kishte një përgjigje më të gjatë ndaj pyetjes se si v_ diq Elvis Presli. Edhe kur ai iu drejtua shtypit, Francisko u bombardua nga e njëjta pyetje: A kishte pas vd_ ekjes ndonjë shenjë të abuzimit me drogën? Vetëm pak javë pas vd_ ekjes së Preslit, 3 nga truprojat e këngëtarit kishin botuar një libër me tregime “Elvis, çfarë ndodhi?”, në të cilën ata pohonin, se ylli i muzikës kishte qenë prej kohësh i varur nga amfetaminat.

Nga ana e tij, Francisko u përpoq t`a shmangë këtë pyetje, duke pretenduar  se “shkaku specifik i vd_ ekjes së tij, nuk mund të njihej për 1 javë, ose 2 studime laboratorike që prite të ndëmerren” duke shtuar, se ka “gjasa që në raste të tilla, shkaqet specifike të mos zbulohen kurrë”.

Kur u krye raporti i toksikologjisë, u duk sikur mjekët ishin përpjekur të fshihnin diçka. Rezultatet treguan se në kohën e vd_ ekjes së Preslit, gjaku i tij përmbante nivele të larta të dilaudid, percodan, demerol, codeine, dhe 10 lloje të tjera drogërash.

Më vonë, do të dilej në përfundimin se Francisko e kishte organizuar konferencën, dhe u përpoq t’i shmangte pyetjet rreth drogës, me kërkesën e anëtarëve të familjes Presli, që ishin të vendosur ti mbanin fshehur, abuzimet me drogën të këngëtarit. Presli u bë i varur nga amfetaminat, që kur ishte në fillim të 20-ave të tij.

Këto substanca ishin të ligjshme në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 1965. Por, Presli që vuante nga pagjumësia, po merrte edhe barna kundër depresionit, për ta ndihmuar të flinte gjumë natën. Nga fundi i viteve 1960, Presli ishte bërë plotësisht i varur nga drogërat, që i përdorte për të qenë energjik gjatë koncerteve live, dhe për të fjetur gjumë gjatë natës.

Ndërkohë ai u lidh me një mjek të papërgjegjshëm. Persley u takua për herë të parë me dr. Xhorxh C.Nikopulos, i njohur edhe si “Dr.Nik“ në vitin 1967, kur mjeku e trajtoi atë për  një plagë në këmbë. Nikopulos u bë shpejt mjeku personal i Preslit, duke shkuar bashkë me këngëtarin në Las Vegas, dhe duke i siguruar atij shumë doza amfetaminash dhe barbituratesh.

Sikurse u shpreh më vonë Nikopulos: ”Problemi i Elvisit ishte se ai nuk shihte asgjë të gabuar tek përdorimi i tyre. Ai ndjente se duke i marrë ato nga një mjek, nuk ishte i droguari i zakonshëm që shkon të blejë diçka në rrugë”.

Megjithatë, disa e konsideronin Nikopulosin si një mjek të papërgjegjshëm. Midis viteve 1975-1977, mjeku kishte shkruar receta për 19.000 doza droge për Preslin. Nga janari deri në gushtin e vitit 1977, ai kishte përshkruar më shumë se 10.000 doza. Tre vjet pas vd_ ekjes së Preslit, Nikopulosit i`u pezullua liçenca si mjek.

Në vitin 1981, ai u nxorr në gjyq për dhënien e ilaçeve me tepri ndaj pacientit të tij. Mjeku dëshmoi se ai ishte përpjekur vetëm që pacientët e tij të kuronin gradualisht varësinë e tyre, dhe në fund u lirua. Megjithatë në vitin 1995, liçenca si mjek i`u hoq përgjithmonë. Një vit më parë, një rihapje e dosjes së vd_ ekjes së Preslit, zbuloi se sulmi në zemër ishte shkaku kryesor i vd_ ekjes (megjithëse kjo gjetje mbetet e diskutueshme).

Sidoqoftë, shumë fansa të Preslit fajësuan Nikopulos për vd_ ekjen e idhullit të tyre, dhe ai mori kërcënime të shumta me vd_ ekje vitet që pasuan. Megjithatë, edhe pse mjeku me siguri e çoi Preslin drejt vd_ ekjes, shkaku i vd_ ekjes së tij mund të jetë edhe më tragjik.

Një nga efektet anësore të abuzimeve të gjata me qetësuesit, është kapsllëku i madh. Meqë ai u gjet pa ndjenja pranë tualetit, ka gjasa që ai të jetë përpjekur të dalë jashtë, duke krijuar shumë presion mbi zemrën e tij tashmë të dobët. Tendosja e kombinuar me obezitetin, sëmundjet e tjera, dhe abuzimet me drogërat, mund t’i kenë shkaktuar Preslit një sulm vd_ ekjeprurës në zemër.bota.al