Ishte në klasë të pestë. Atë ditë kishte ditëlindjen, pra ishte një ditë e veçantë për të. Mësuesi kujdestar, i cili jepte muzikë në Kamëz, organizoi ditëlindjen e saj. Ajo atë ditë mbushte pesë vjeç. Vetë s’kishte mundësi që të realizonte një ditëlindje.

Ishte në gjendje ekonomike të varfër. Gjithë shoqet dhe shokët e klasës ishin munduar t’i sillnin nga një dhuratë që ajo të ndihej mirë. Dikush i kishte sjellë një laps, dikush një gomë, një fletore, një penë etj., secili sipas varfërisë së tij, por me dashuri fëminore. Ajo kishte qëndruar në një cep të klasës dhe po shikonte një lule që kacavirrej në murin e dhomës. Ishte tejet e emocionuar që të gjithë nxënësit ishin impenjua, si e si, ta kënaqnin që ajo të hiqte vetminë. Në fakt dhe pse ishte jetime ndjente një lloj krenarie dhe në ato momente mori krahë për ta ndjerë veten të barabartë me ta paçka që se kishte mundësinë për t’u dhënë qoftë edhe një karamele. S’dinte se si tua shpërblente. I shihte të gjithë shokët dhe shoqet me radhë dhe papritur tha: Unë do të këndoj.

Të gjithë në klasë shtangën. Heshtje. Askush nuk e besonte. Mësuesi Paulin Mikeli e pa fort në sy. Sigurisht që ai ishte mësuesi i muzikës dhe kënaqësia për të ishte më e madhe. Do këndoj këngën e nënës, tha ajo, këtë radhë me zë më të fortë. Heshtja u bë më e madhe. Do këndonte këngën e nënës. Këngën e asaj që i mungonte më shumë se çdo gjë në jetë. Filloi të këndojë. Të gjithë e shihnin të habitur. Më shumë se kushdo më shihte mësuesi im i mirë. Filloi të lëvizte dhe duart duke shoqëruar zërin. Pra po bënte një kombinim lëvizjesh. Teksti ishte shumë i dhimbshëm dhe ajo po e interpretonte në mënyrë të shkëlqyer. Dalëngadalë emocionet ju larguan.

E gjithë klasa i dukej sikur ishte në zemrën e saj. Për çdo tingull këndonte më bukur dhe klasa i dukej se ishte në zemrën e saj. I dukej vetja se ishte me imazhin e nënës. Ema dhe nëna. Për disa momente vetja i dukej jashtë klase diku në një qoshe dhome me nënë e saj. Këndonte pa ditur se dy pika loti po i rrëshqisnin faqeve nga dëshira për të dhënë maksimumin. Sa mbaroi e gjithë klasa filloi të duartrokasë. Atëhere pa se ishte në klasë. Ajo ditë shënoi futjen e saj në rrugën e bukur të këngës.

Pas asaj dite mësuesi i muzikës e aktivizoi me grupin e shkollës, por edhe me estradën amatore të Kamzës.

Një moshë rekord

Sot nga shumë ende nuk besohet, por është shumë e vërtetë. Ajo ka shkelur në skenën e Festivalit të RTSH kur ishte në klasën e tetë, pra 14 vjeç. Dhe çudia më e madhe se ajo në këtë Festival ishte dubluese e idhullit të saj Vaçe Zela. I dukej ëndërr, i dukej e pabesueshme. Ajo kishte në krah idhullin e saj, të madhen Vaçe Zela. Ajo këngë zuri vend të dytë, megjithëse ajo këndoi dhe një këngë të dytë me kompozim të Avni Mulës. Pra që në pjesëmarrjen e parë ajo u paraqit me dy këngë. Ishte viti 1968. Emocionet e para kaluan. Festivali i 8-të ishte Festivali i provës për të. Pas atij Festivali u rritën kërkesat për t’i dhënë këngë siç u rrit dhe përgjegjësia e saj. Fill pas atij Festivali Ema merr tre çmime të para, ndërsa në të gjithë Festivalet e tjerë ka marrë çmime të dyta dhe të treta. Çmim të parë mori me këngët “Gjurmë të arta” dhe “Buka e duarve tona” e kompozuar nga Kujtim Laro. Ndërsa e veçanta e saj është se ajo ka marrë pjesë në të gjitha Koncertet e Majit, anketat muzikore, koncertet e Pranverës. Në vitin 1982 filloi punë në Estradën e Tiranës, pasi që në klasë të tetë ka kënduar në Estradën e jashtme

Studimet

Ndërsa këndonte studimet e larta i kryente për aktrim. Paksa e çuditshme. Madje askush nuk e beson se ajo mbaroi studimet për aktrim në Institutin e Arteve dhe pas tyre ka punuar dy vjet në Teatrin Kombëtar ku ka luajtur role të ndryshme të rinjsh. Madje madje ka punuar ka punuar si redaktore e programeve muzikore në Radio Tirana. Aty mbulonte programet e muzikës popullore që fillonin nga ora 5 e mëngjesit dhe mbaronin në orën 22-00. Një jetë interesante, një jetë plot vrull dhe angazhime.
Në skenë

Për të skena është e magjishme. Për të skena ka qenë plot emocione por kurrë s’ka pasur ditë të vështira. Kur dilte në skenë e zaptonte atë nga cepi ne cep. I shihte të gjithë nga rreshti në rresht dhe humbiste në këngë. Spektatorët dhe kënga shkriheshin në një. Për të skena mbetet e magjishme pasi emocionet kanë qenë vetëm pozitive dhe se ka ndjerë veten keq kurrë. E vetmja kohë kur ndihej e tërhequr, pa atë entuziazmin e përditshëm. Po kur dilte në skenë ajo tjetërsohej dhe dilte mbi çdo gjë.

Pengjet

Ka artistë pa pengje? Në gjithë atë rrugë të gjatë mbushur me zigzage a vallë i kanë realizuar ata të gjitha çka kanë dashur? Pengjet e diktaturës kanë qenë të shumta, por për Emën kanë qenë të një natyre tjetër: “Kam pengjet që shumë aktivitete të mijat janë të pa dokumentuara, të pa ruajtura. Flas për këngëtarët e brezit tim. E them këtë sepse kam kënduar me Estradën e Tiranës apo dhe nëpër rrethe ku të gjitha këto shfaqje nuk janë filmuar, nuk janë incizuar. Pra s’kam një arkiv timin që të shoh ato që kam realizuar në skenë përveç, festivaleve”. Pengjet e saj janë të vërteta. Në qindra aktivitete nëpër rrethe ku kontakti i saj ka qenë direkt me spektatorin e thjeshtë, shoqëruar me duartrokitje ajo sot nuk ka asnjë kujtim. Asnjë filmim nga ato emocione të bukura. Dhe në jetën e saj artistike nuk janë pak, por rreth 4 000 shfaqje nëpër gjithë qytetet apo qytezat e Shqipërisë.

Eshela

Vajza e saj që ka një emër të bukur. Emër që lidhet me një majë mali në Dukagjin. Ndoshta është emri i vetëm, unik ndër emrat femërorë shqiptar. Ema kishte shumë dëshirë të që Eshela të merrte rrugën e saj, të merrte rrugën e vështirë por magjike të këngës. Madje tentoi disa herë për ta futur në këtë rrugë. Ishte një ide e kantautorit Ardit Gjebrea që Ema së bashku me Eshelën të bënin një duet tek “Kënga magjike”, një duet që u mirëprit , por që u ndërpre nga vetë Eshela. Vajza nuk donte të vazhdonte më tej se e ndjente që s’kishte atë që ajo kërkonte tek vetja. Ajo zgjodhi rrugën e pianos. Të jesh fëmijë i një artisti është e vështirë të formosh shpejt personalitetin tënd të veçantë. Kjo sepse të ndjek hija e prindit dhe fëmijën nuk e shohin si individ me vete. Në raste të tilla është e vështirë të formosh portretin tënd të veçantë.