Qe nga casti i largimit
Kane kaluar dite e net,
Neper vale te permallimit
Ti me shoke lundron ne det.

Dhe nuk eshte ndarja e pare
Ti ke ikur dhe me stine,
Shok i jetes marinar
Ndarja rritka dashurine.

Sado larg, te ndjej prane
Ty o marinar…

Dhe me shoke ne toke te huaj, marinar,
mbani lart flamurin tone kombetar!

(refreni 4 here)
Marinar, marinar,
Neper bote s’je vetmitar.
Ku spirancen hedh anija
Eshte me ty Shqiperia.

Kete kohe te ndarjes sone
Te dy prisnim nje femije,
Ai erdhi sot ne jete
Linda vajze e te ngjan ty.

Kur te vish veren e nxehte
Do ta njomesh me lot malli,
Do ti vesh emrin e stines
Vera, Vera erdhi babi.

Bija ime a degjon
Kengn’ e Marinarit…

Dhe me shoke ne toke te huaj, marinar,
mbani lart flamurin tone kombetar!

(refreni 5 here)
Marinar, marinar
Neper bote s’je vetmitar
Ku spirancen hedh anija
Eshte me ty Shqiperia.