Brindizi, 7 Mars 1991, rreth 10.000 emigrantë shqiptarë prekën tokën italiane, këtu shohim emigrantë të mbuluar me plasmas, ata janë akoma në ambjentet e portit të Brindizit, pasi qeveria italiane po diskuton akoma se çfarë vendimi do të merret, për trajtimin e tyre.

12 Qershor, 1991, Otranto. Peshkarexha “DELVINA” po boshatiset dhe emigrantët janë marrë nga motovedetat italiane

7 Mars 1991, një autobuz i mbushur me emigrantë kalon kufirin Jugosllav, për të vazhduar rrugën drejt Italisë. Ata ndalohen në Bozaje, fshat afër Titogradit dhe kthehen për në Shqipëri. Gjatë kontrollit u vu re se atyre u ishin bashkangjitur edhe shtetas Serbë dhe Malazezë.

Rinas, 27 Mars, 1991, një grup emigrantësh minorenë të kthyer në Shqipëri.

31 dhjetor 1990, punonjësi grek Christos Haralambous duke pajisur emigrantë shqiptarë me nga 2.000 Dhrahmi (13 $ dollarë në atë kohë), për ti pasur për nevoja të ndryshme gjatë qëndrimit në kampet greke të emigrantëve.

8 Mars, 1991, Brindizi, Itali. Emigrantë shqiptarë të ardhur në ditët e mëparshme në tokën italiane. Ata janë të frikësuar për vendimin që do të marrë qeveria italiane, gjë që vihet re edhe në fytyrat e tyre. Qeveria italiane akoma nuk ka marrë një vendim për ta.

18 Qershor, 1991, Brindizi, Itali. Një grup emigrantë të ardhur me anije, pasi i është komunikuar ri-atdhesimi, janë duke kryer edhe përpjekjen e fundit për të qëndruar në tokën italiane.

Rinas, 10 Gusht, 1991, grupi i parë i emigrantëve të kthyer në shqipëri nga eksozi i 7 gushtit. Ata janë të revoltuar dhe të gënjyer njëkohësisht nga italianët.

Ekskluzivisht për faqen Naishtedikur.info, lejohet kopjimi duke cituar burimin e materialit. Faleminderit