«Thesari m’i çëmuar i një shteti nuk përbëhet prej pasuris së tokës e së nëntokës së tij dhe prej mundësive të zhvillimit ekonomik, por prej njerzve q’ai shtet mban në gji, prej shpirtit q’i u jep giallëri këtyre njerzve, prej gjakut që qarkullon nëpër venat e tyre. . .»

| Jakov Milaj |

Më 8 gusht 1991, anija shqiptare e mallrave Vlora, mbërriti në portin e Barit, e tejmbushur me refugjatë nga Shqipëria. Autoritetet e qytetit dhe rajonit, me mbështetjen e agjencive të lajmeve, gazetave lokale e jo lokale apo lajmeve televizive, përkujtuan ngjarjen si një lloj feste të ndjenjës së mirëpritjes, tanimë e humbur.

Anija Vlora, mbërrin nga Durrësi, gati pa karburant, mundohet të hedhe spirancën në Brindisi, por nuk pranohet dhe drejtohet për në Bari. Në bord ka edhe njerëz të armatosur, përveç imigrantëve në arrati nga 45 vjet regjimi komunist, tanimë i shkërmoqur, ka dhe gra e fëmijë.

Gazetat e 9 gusht 1991 shkrujnë për 11 000 persona, ndërsa në kronikat e sotme flitet për 20.000. Një gjë është e sigurt, ishte një morì mbresëlënëse njerëzish, e shumë prej tyre ishin kapur edhe në shtizën e flamurit.

Italia, Brindisi: Albanian refugees at the port. (c) Ferdinando Scianna/Magnum Photos

Burimi: Fotografitë që kanë bërë historinë.