Një nënë e re nga Korça i ka prekur të gjithë ditën e sotme me gjestin e saj, pasi ka shkuar të dhurojë ndihmë për të lënduarit nga tërmeti.

Së bashku me bashkëshortin, ajo ka lënë disa qese për personat e prekur.

Më pas, bashkëshorti ka marrë në krahë fëmijën e tyre duke liruar karrocën, për t’ia lënë personave që kanë nevojë për të.

Të shumtë janë qytetarët që po solidarizohen me të prekurit nga tërmeti, duke dhënë me aq sa kanë mundësi ndihma për personat e prekur.

Burimi: Infoshqip.com