Filmi “Ëndërr për një karrige” prodhim i vitit 1984. Regjia: Fehmi Hoshafi, Skenari: Gjikë Kurtiqi, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Tahsim Hoshafi.
Përmbajtja e filmit
Një dëshirë e nëndrejtor Kolit, është të zëvendësojë drejtorin që ka dalë pension. Me një qëndrim autoritar, kërkon të lëjë përshtypje tek kolegët e tij se është i denjë për këtë pozitë. Por Kolin e shqetëson mendimi se mos e zë këtë vënd Vjollca, kryetrarja e degës së planit. Këtë ja vërtetojnë ëndrrat që ai sheh. Shqetësimet e tij dalin realiste. Vjollca, edhe pse një nënpunëse me përvojë është në dijeni se drejtoreshë do vendoset një tjetër punonjëse që fejohet me shoferin e dikasterit, Meçen.
Aktorët
- Katerina Biga…..Shoqja Eda
- Jetmira Dusha…..Shitëse Moza
- Elida Janushi….Shoqja Vjollca
- Marika Kallamata…..Pastruesja
- Kosta Kamberi…..Shofer Meçe
- Luftar Pajo…..Shoku Koli
- Shpëtim Shmili…..Shoku Sami
- Roland Trebicka…..Vaska