ENVER HOXHA, TRI VIZITA NË BEOGRAD

Foto: Albumi Akordet e Kosovës

Në vitin 1946 , Enver Hoxha viziton Beogradin ku shpallet hero i popullit të Jugosllavisë. Atje diktatori shqiptar pritet nga diktatori jugosllav Tito dhe udhëheqës të tjerë. Shumë vite më vonë, i biri i Enverit , Iliri ka zbuluar disa përshtypje të t’ atit nga ky udhëtim. Ai, thot se babai i tij, kishte kerkuar ta vizitojë edhe Kosovën, mirëpo autoritetët jugosllave nuk e kishin aprovuar kerkesën. Në vend të Kosovës, ata e kishin derguar Enverin të vizitojë pjesën më të zhvilluar të Jugosllavisë, Slloveninë. I biri i Enverit, ka theksuar qe babait të tij, i kishte bërë përshtypje të madhe luksi qe kishte parë në Beograd. Nuk dijmë sa janë të verteta këto rrefime të t’ birit, pasi shtypi jugosllav as ai shqiptar , nuk e kanë permendur kerkesën e Enverit për të vizituar Kosovësn, kurse përshtypja për luksin, duket e egzagjeruar, sepse Jugosllavia dhe i tërë Ballkani sapo kishin dalur nga Lufta e Dytë Botërore.

Pas Beogradit, Enveri viziton Slloveninë. Kjo vizitë dhe një tjetër më vonë, mbesin të panjohura. Në fotot më poshtë shihen disa momente nga pritja e Enverit në Slloveni. Është gati i panjohur edhe një fakt tjetër. Të njejtin vit 1946, vetem disa muaj më vonë, Enveri serish viziton Jugosllavinë, mirëpo kësajë radhe shkon në Bled, ku pati një takim më të izoluar më Titon, larg nga Beogradi. Pse u bënë dy vizita në Jugosllavi brenda 5 muajve dhe çfarë u bisedua në Bled, mbetët edhe sot enigmë ?… Bledi është një qëndër e njohur turistike ku Titoja kishte një pushimore. Në vitin vijues 1947 Enveri serish me tren nga Manastiri (Maqedoni) udhëton për Beograd. Pra, janë gjithsejtë tri vizita të Enverit në Beograd. Në vizitën e fundit, ai pritet edhe nga Aleksandër Rankoviqi, i njohur dhe shkarkuar më vonë, për kr, imet qe kishte bërë mbi shqiptarët.

Albumi AK

Foto: Albumi Akordet e Kosovës

Burimi: Albumi Akordet e Kosovës