Edhe Ermal Meta i është bashkuar një numri të madh personalitetesh publike që po ndihmojnë në mënyra të ndryshme për stabilizimin e gjendjes në Shqipëri pas tragjedisë që ndodhi atje para pak ditësh, shkruan KultPlus.com

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një apel për ndihminin e ringritjes së shtëpisë së familjes Alla dhe këtij apeli i është përgjigjur pozitivisht Meta, i cili përveç që ka premtuar ndihmë nga vetja, ka kërkuar edhe nga të tjerët që ta bëjnë të njejtën.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të @erionveliaj duke dhenë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al“, ka shkruar Meta në Facebook.

Burimi: Kultplus – https://www.kultplus.com/lajme/ermal-meta-ndihmon-ne-ringritjen-e-shtepise-se-familjes-alla/