Në ditët e njeri-tjetrit
sa shpejt hymë ne të dy, për çudi
dhe stoli ku gjithmonë takoheshim
si padashur e mori emrin stoli ynë.

Refreni:
Është malli që po i shkruan
këto radhë mbi letër
dhe më duket se çdo rresht zgjatet
e behet kilometër.

Ja po vij unë pranë teje
të dëgjoj dhe vetëm hesht,
ti e ndjen se zemra ime
me zë dashurie flet.

Pranvera e syve të mi
të fal fllad e këngë plot,
se nuk mjafton një rresht, një letër
zemra gjithshka të thotë.

Por vjeshta, vjeshta xheloze
ulur përmbi stolin tonë rri tani
dhe gjethet numërojnë ditët
qe kur s’jemi parë më aty
ne të dy, ne të dy.