E them me bindje të plotë që është një ndër këngëtarët më të mirë dhe më të dashur për publikun shqiptar. Edhe pse ka më shumë se dy dekada që këndon, është ende në tregun e muzikës, madje edhe me i kërkuar se kurrë . E kam fjalën për djalin shkodran me zë të plotë dhe timbër të veçantë. Kishte një look të guximshëm atëherë që është ngjitur në skenë me grupin “Mister” dhe vazhdon të ruajë të njëjtin Look të veçantë edhe sot. Ervin Bushati vjen në një rrëfim ekskluziv për gazeten “Telegraf” ku tregon mbi fillimet me këngën, bashkëpunimet që ka realizuar , vështirësitë që ka muzika sot, si dhe dallimet që ka muzika e sotme me atë të viteteve’90 . Ervini është një artist i veçantë nga mënyra se si ai bën muzikë, nga mënyra se si vishet, por gjithashtu Ervini ka dhe disa tipare dalluese, ai është shumë i dashur me shoqërinë, i sinqertë dhe gëzon respekt nga të gjithë

Përshëndetje Ervin, si po i kaloni këto ditë të nxehta vere?

Këto ditë të verës të nxehta po i kaloj normalisht nëpër pishina, plazhe por dhe me angazhimet e mia, pasi sapo ka nisur turneu i Maratonës së Këngës nëTV Klan. Gjithashtu po shijoj dhe hitin më të fundit “Je e jemja”, po ashtu dhe nëpër koncerte, dasma e gëzime familjare kudo nëpër Shqipëri dhe jashtë.

Ervin, ju keni një jetë në skenë, mund të më tregoni pak rrugëtimin tënd, të nisur që prej fëmijërisë tuaj? Nga ky rrugëtim keni ndonjë histori të veçantë që mbani mend?

Kam filluar të këndoj që në fëmijërinë time të hershme. Në moshën 8 vjeçare, deri në klasë të shtatë, kam qenë pjesë i festivaleve për fëmijë të asaj kohe që organizoheshin në Shkodër si dhe në festivalin mbarë kombëtarë për fëmijë që organizoheshe me 1 qershor , duke marrë edhe çmime 11 vjeç. Një ndër historitë e mia mund të përmend atë në vitin 1986, përfaqësova Shqipërinë në Festivalin Ballkanik në Greqi ku unë mbajta një peshë dhe emocione shumë të madhe në atë turne që në atë kohë shumë kush e kishte ëndërr. E më pas isha personazhi kryesor në operën e parë shqiptare për fëmijë. . . Ka qenë një periudhë e mbushur me aktivitete. Më pas studiova për Kanto dhe në moshën 17 vjeçare, krijuam me Jetmir Mehmetin grupin “Mister”. Jetmiri ka kompozuar dhe të gjiha këngët e grupit “Mister”.


Ti ke qenë pjesë e grupit “Mister”, si është formuar ky grup? Nuk mund të harrohen disa prej hiteve tuaja pas viteve ’90, Kujtoj këtu “Kulti im, familja ime”, “Krimi nuk jam unë”, “Vlera e X-it”, etj, pse u shpërbë ky grup, ndonëse më i suksesshmi i viteve ’90? 

Isha vetëm 17 vjeç asaj kohe dhe ishte një uauuuuu për mua. Ishim pjesë e elitës të viteve ’90. Kënga e parë e grupit “Mister” titullohej “Vlera e X-it”, – eksperiencë e jashtëzakonshme. Më pas, qëndruam bashkë gjatë, rreth 9 a 10 vjet, dhe e përfunduam bashkëpunimin me një album me këngët më të mira që kënduam nëpër festivale dhe aktivitete të ndryshme; këngë popullore të përpunuara, sukseset tona si “Vlera e X-it”, “Nuk është një Babilon”, “Fundshekull”, “Mori trandafillja e bardhë”, “Jepma mollën” etj. Më pas, unë vazhdova karrierën sofistike, pjesëtarët e tjerë të grupit po vazhdonin secili rrugën e tyre, edhe unë vazhdova me albumet solo, që janë katër albume sofistike. Që nga nisja e karrierës solo nuk iu ndava më diskografisë shqiptare, duke qenë pjesë me klipe, – ndër të parat e kohës, – me kamerat e thjeshta të asaj kohe. Më se shumti, karriera ime u përqendrua në daljet dhe turnetë jashtë vendit, në diasporë, në të gjithë botën, përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë.


Ervin, ndjeni nostalgji për grupin “Mister”, për kohën dhe artin që bëhej atëherë?

Është e vërtetë që kam nostalgji për grupi Mister dhe është e vërtetë që ne kemi lënë goxha hite duke kënduar e duke performuar . Sigurisht qe kam nostalgji për këngët e tij ku grup u nda dhe u mbyll me një album me 10 këngë. Ishin këngët më të bukura që kishim performuar pothuajse në të gjitha festivalet e asaj kohe “Jempa molle” dhe “Mori trëndafilljae bardhë”, të cilat pak ditë më parë unë i kam perfomuar te Alban Dudushi në Top Show dhe realisht kam përjetuar emocione të forta nga mënyra se si u prita nga publiku .


Më tregoni ndonjë detaj të veçantë të këtij grupi. Ku qëndronte sekreti i suksesit të tij. Pasi siç e dimë, kishte dhe të tjerë grupe muzikore siç ishte “Elita 5” , grupi “Spirit Voice” etj ?

Sekretin e suksesit të grupit tonë nuk di ta them me ekzaktësisht, por unë kam pasur si shprehje në atë kohë ‘këngëtarët, o e kishin yllin, o jo’. Unë mendoj se ne e kishim yllin, ky grup starton me këngët “ Mori trëndafilja e bardhë” “Jepma molën”. Rryma dens ishte rrymë e re e asaj kohe, po kështu; rrepi ishte tekno denc, kombinimi i zërave, kompozimet e Jetmirë Mehmetit mbase të gjitha këto e bëjnë më të veçantë këtë grup.


Si ka qenë publiku i atëhershëm, krahasuar me këtë të sotmin?

Kishte më shumë autoritet këngëtari në atë kohë, ishte vetëm një tv dhe një radio ,kishte shumë filtra, nuk mund të këndonte çdo kush në atë kohë nuk dua te paragjykoj asnjë këngëtarë apo këngëtare, Grup apo rryma të ndryshe muzikore që kanë hyrë tani, por ishte një selektim i fortë dhe profesional. Më vjen mirë që unë jam pjesë e këtij selektimi realisht kam mësuar shumë nga festivalet e asaj kohe të dikurshme pas viteve 90 ku ishte një muzikë e mrekullueshme ku akoma dhe sot këndohet .


Jeni një ndër këngëtarët më të kërkuar të muzikës shqiptare. Çfarë e bën një këngëtar të suksesshëm, sipas jush?

Nuk di të jap receta e kush e bën një këngëtarë të famshëm apo të suksesshëm, por unë di të them se kam punuar shumë që i vogël, mbase e gjithë kjo është ajo që unë po vjel tani gjërat që kam investuar gjithë jetës kam punuar shumë e shumë e mendoj se kam akoma për të dhënë mendoj se jam një këngëtar i kërkuar, por faleminderit dhe ju që më shikoni me syrin real sot.


Keni interpretuar shumë duete, me këngëtarët më në zë në Shqipëri. Si nisin projekte të tillë?

Në fillimet e mia, unë pata disa ftesa nga këngëtarë shumë të mirë të këngës popullore si, Irini Qiriako, Bujar Qamili, për të bashkëpunuar me mua dhe ishte privilegj, sepse janë ikona të muzikës popullore qytetare. Kam pasur duete edhe me Artjola Toska, Soni Malaj, Myfarete Laze si dhe me këngëtaret trendi të atyre kohëve, Anjeza Branka dhe Sabina Dana. Duetet më kanë pëlqyer gjithmonë, më duket sikur janë të destinuara të bëhen hite, më ka pëlqyer edhe të inkurajoj këngëtaret e reja, duke bashkëpunuar me to, siç është rasti i Sabinës. Kanë ecur mirë dhe është një eksperiencë e bukur. Mua edhe më shkojnë duetet. Lind natyrshëm dueti e mua disa nga këto duete më kanë ardhur shumë natyrshëm e janë kthyer në hite.


Ju këndoni live. A duhet të rikthehet më shumë të kënduarit live në trend?

Mua m’u bënë vite që këndoj live. Këto kohë nuk mendoj se është në trend të mos këndohet live, mendoj se, në fakt, play-back ka mbaruar punë. Janë disa këngëtarë që nuk kanë mundësi të bëjnë ndryshe si grupet RNB ose vajzat që bëjnë shoë. Tani këndohet live, veçanërisht nga këngëtarë të brezit tim. Ne këndojmë të ftuar nga njëri kontinent në tjetrin. Nuk të pranon njeri po nuk këndove live. I bëjnë mirë dallimet e për mua, është shumë më mirë. Ndoshta ne jemi të lodhur nga udhëtimi, nga ditët e ngjeshura kur shpesh kemi edhe tre apo katër koncerte rresht, por është kënaqësi të këndosh live. Normalisht, vokali nuk është si në ditën e parë, por emocioni është krejt tjetër. Je më afër njerëzve, jep e merr emocion.
Kini pak dite qe kini lancuar klipin e ri në bashkëpunim me këngëtaren simpatike Blerina Braka, si është pritur kjo këngë? “Je e jemja” çfarë kuptimi ka, pra një këngë e kushtuar apo…


Sapo kemi nxjerrë këngën tonë të re, “Je e jemja” me kolegen dhe mikeshën time Blerina Braka. Kishim kohë që e diskutonim këtë projekt. Është një këngë verore, e realizuar nga “Max Production”, ngjyra vere, e menduar mirë. Na shkon shumë të dyve. Kënga është krijim i Blerinës, por edhe unë kam dorën time. E kemi shumë të dashur këtë këngë dhe e ka plotësuar pritshmërinë tonë. Mendoj se do të jetë një nga hitet e kësaj vere. Kënga flet për një histori dashurie të një vajze që është zhgënjyer që në këtë rast është blerina por që ka një shok që e prêt në çdo moment e i thotë që, ti je e jemja që në këtë rast jam unë. Është një fabul shumë e bukur e këngës dhe refreni i shton vlera.


Jeni natyrë tolerante?

Nuk mund ta përkufizoj veten si natyrë që toleroj, por ku ka vend për të toleruar dhe toleroj, pra varet nga momenti dhe situata.


Po në kohën tuaj të lirë çfarë bëni?

Në kohën tonë të shkurtër, nëse një natë më parë kemi qenë në punë, e kompensoj gjumin për të marrë orët që nuk i kemi bërë, sepse nuk është shumë e thjeshtë të performosh live në koncerte dhe në vende me distanca. Ka pasur raste kur kam qenë për gati 4-5 ditë rresht në udhëtim nga njëri shtet në tjetrin dhe këto të marrin kohën e vet… Por që mundohem gjithmonë të lexoj diçka, të merrem me not. Fitnesin e kam pasur shumë qejf, mundohem dhe e filloj, më pas e lë për shumë shkaqe, ndërkaq bëj vrap nëpër kodrat e liqenit, ose dalim me shoqërinë e pimë nga një gotë. Është një nga pasionet e mia Shopingu, prandaj bëj shumë dhe më shijon shumë kjo pjesë. Gjithashtu shkoj në studio ku projektoj planet e mia të ardhshme.


Intervistoi: Era Çela/Telegraf.al