Erza Muqolli është padyshim një nga emrat e rinj më premtues në fushën e muzikës, shkruan KultPlus.
Këngëtarja shqiptare, e njohur për audiencën ndërkombëtare si një yll francez këtë herë ka interpretuar vargjet “O s’ka ma mirë se në Shqipni, sa herë unë jam ktu s’du mu kthy, s’du mu kthy”, të këngës “Duaje atdheun tënd” në Soiree të Francës, me të cilën kanë mbetur të habitur e gjithë audienca.
“O s’ka ma mirë se në Shqipni, sa herë unë jam ktu s’du mu kthy, s’du mu kthy” 🇦🇱
— Team Albanians (@TeamAlbanians) January 6, 2020
French singer of Kosovo-Albanian origin, Erza Muqoli performing at Soirée. pic.twitter.com/mKFwyKDpyo
Për Erzën nuk është hera e parë interpretimi i këngëve të vjetra shqipe. Ajo më herët ka interpretuar vargjet e Naim Frashërit “Ti Shqipëri më jep nder” në Parlamentin e Ontarios në Kanada, me këngën “Fillim”, që e ka të përfshirë në albumin e saj të parë solo. /KultPlus.com
