ESTRADA E POGRADECIT
ESTRADA E POGRADECIT

Estrada e Pogradecit. Institucion teatror profesionist i tipit te varietese. U krijua ne maj te vitit 1962. Fillimisht ne trupen e saj kishte 5 aktore, 5 instrumentiste, 2 kengetare dhe regjisori. Keta u terhoqen pas nje seleksionimi te amatoreve te talentuar te rrethit. Premiera e pare titullohej: E pe, mendohu!, regjisor Piro Xeci.

Ne profilin e saj artistik, kjo trupe ka pasur synimin te paraqese e fshikulloje dukuri e tipa te ndryshem negative me mbartje komike, duke aplikuar gjerazi si format e lehta te humorit, groteskun, farsat etj., ashtu edhe satire dhe sarkazmen politike.

Ka parapelqyer rendom materiale humoristike dhe satirike, te nderthurura me muzike. Gjate viteve 1975-1980, Estrada e Pogradecit u plotesua dhe u zgjerua me artiste te shkolluar , aktore dhe muzikante me pergatitjen e duhur profesioniste.Si rrjedhoje hapsira dhe kualiteti i rrokjes , i paraqitjes dhe i trajtimit artistik te dukurive, sikunder edhe niveli i interpretimit dhe ekzekutimit aktorial, regjisorial apo muzikor shenoi nje rritje.

Ka pergatitur mesatarisht 3 premiera ne vit dhe ka dhene nje numer te madh shfaqjesh ne Pogradec dhe ne qytete te tjera te vendit. Nder premierat me te mira kane qene: Kritike dhe muzike, Godas ne shenje, Pogradeci ju pershendet, Vizita e pare etj.Tipar dallues i Estrades se Pogradecit ka qene prania e kenges popullore qytetare e treves se Pogradecit, perpunimi dhe stilizimi i saj me nje gjuhe muzikore te bukur.

Regjisore te saj permenden:Tomi Mato (1962-1974), Mario Ashiku (1974-1985) dhe Kastriot Ramollari (1985 dhe me tutje). Dirigjente te orkestres kane qene: Mihallaq Kole, njekohesisht edhe kengetar, dhe Kristaq Koci. Skenografi me i pranishem ne premierat e saj ishte Anastas Kostandini.

Nga interpretuesit e trupes jane shquar sidomos aktoret: Ilir Shkurti, Ligoraq Riza, Nikoleta Bitri, Athina Mele, Vangjo Shkurti, Vladimir Mullaj, Petrit Krate e te tjere, dhe kengetare: Roza Dhami Ilmi Sulollari etj. Pas vitit 1991 u larguan shume aktore dhe muzikante. Aktualisht Estrada e Pogradecit thuajse eshte inekzistente. Ajo e ka orientuar repertorin kryesisht ne shfaqje muzikore koncertale me intermexo humoristike.

Burimi: Aktoret Shqiptare