Eva Alikaj është padyshim një nga aktoret më të njohura për publikun shqiptar. Ajo është e njohur për rolet e saj të realizuara me shumë profesionalizëm, duke numëruar më shumë se 30 vite në skenën e teatrit dhe filmit.

Ajo ka luajtur mjaft role në kinema dhe filma, por të gjithë e veçojnë për rolin e Elsës në komedinë ‘Pallati 176’. E ftuar në programin “Rudina”, aktorja ka folur më shumë për karrierën dhe jetën e saj. Pa asnjë mëdyshje, Alikaj shprehet se aktrimi është profesioni më i bukur në botë.

“Shumë i bukur është, shumë kompleks, edhe e lodhshme, por ja vlen. Është profesioni më i bukur në botë”.

Alikaj kishte një bindje të brendshme se ajo do ishte pjesë e skenës dhe që kur ishte e vogël ëndërronte të ishte si protagonistët në filmat që ajo shikonte.

Që e vogël, isha fëmijë e vetme, rrija vetëm se prindërit ishin në punë. Nga një dhomë, tek një dhomë, nga një krevat tek një divan, me rroba, me perde, me tylra sidomos. Këto i kisha. Shikoja filma dhe më dukej vetja e bukur si ato dhe lyhesha me të kuq. Dhe kur vinte ime më, i thoja: “Mami shiko sa e bukur jam”… E shikoja vështrimin e saj që bobobo. Unë isha bërë si një klloun i vogël “Po moj zemër”, ajo. Po ti nuk e kupton që jam e bukur dhe do bëhem. Domethënë e kisha një bindje të brendshme”.

Alikaj ka luajtur në disa filma në Austri dhe seriale. Nga ana tjetër prej 2009-ës është aktivizuar rregullisht me shfaqje teatrale në Tiranë./tvklan.al