Gjatë fetave të Nëntorit, në selinë tonë në Havanë, gjithnjë jepnim pritje-koktej për politikanë, diplomatë e të huaj dhe për personalitete të shquara të jetës shoqërore në Kubë. Në të gjitha pritjet na nderonte me pjesëmarrjen e tij, Çe Guevara, politikan tepër i respektuar në Kubë dhe në gjithë kontinentin latino-amerikan. Në një rast të tillë, kur erdhi Çe Guevara, në krye të sallës i uruan mirëseardhjen im shoq, Josifi dhe sekretari i ambasadës, Labo Abazi.

Çe Guevara ishte një mesoburrë, me trup të lidhur, i veshur me uniformën e revolucionit dhe me atë mjekrën simpatike. Uniforma e revolucionit dhe mjekra na dukej si në simbiozë me trupin e tij të hijshëm. Na dukej sikur ai i tillë dhe kishte lindur. Ndryshe, nuk e përfytyronim atë njeri të mrekullueshëm. Ishte i qetë, i zgjuar, i bukur dhe fliste me shumë kulturë,spanjisht. Por me tim shoq fliste edhe frëngjisht. Ndjehem shumë i kënaqur që ndodhem mes miqsh me aspirata të njëjta. Më pëlqen korrektësia dhe rregulli, por këtu tek ju ndjehem i akomoduar si në shtëpinë time.

Nuk para i pëlqej ceremonitë zyrtare dhe ritet me frak diplomati. Kemi nevojë të bisedojmë si miq dhe me sinqeritet…- thotë Guevara. Ndërsa,kur im shoq, Josifi po u tregonte miqve kubanë për Shqipërinë, për luftërat e popullit tonë, për liri e pavarësi, për reformën agrare dhe luftën për zhdukjen e prapambetjes ekonomike e kulturore, Çe Guevara tha: Kemi pasur të njëjtin fat si populli dhe kemi të njëjtën rrugë për të ardhmen. Edhe Kuba është një vend, që po transformohet; është perla e Karaibeve. Qëndroi një çast si të meditonte dhe shtoi: Këtu në Kubë ka qenë i përhapur sistemi i shfrytëzimit të argatëve. 

Ja, shikoni Kubanakanin, këtë lagje luksoze të të pasurve, këtu në Havana. Këto vila luksoze, që janë ndërtuar me gjakun dhe djersën e kubanëve të mjeruar, po i kthejmë në shkolla, në kopshte fëmijësh, në spitale e qendra dëfrimi për bijtë dhe bijat e Kubës së lirë. Në këtë lagje kemi ngritur Bekadot, shkolla me ushqim falas, me uniforma dhe pajisje shkollore falas për të gjithë fëmijët e Kubës dhe, sidomos, për mijëra e mijëra fëmijë jetimë dhe të sëmurë. Më kanë thënë se edhe partizanët shqiptarë, kur çliruan vendin nga fashistët gjermanë kështu kanë vepruar.

Ndërsa biseda mes miqsh vazhdonte, në derë u duk një grua trupmadhe, elegante e me pamje fisnike. Ato pak thinja në flokët e saj, të krehura me kujdes si në Buenos Aires, nuk ia fshihnin bukurinë e dikurshme të vajzërisë. Çe Guevara, kur e pa, u habit. Kishte shumë vite pa e parë. Mbase dhjetë vjet. Duke shtrirë duart përpara, i drejtohet, duke e përqafuar me mall:

-Po ti këtu? Si më gjete?!

– Sapo zbrita nga avioni i linjës. Miqtë gjenden kudo. Vij nga Argjentina, – i thoshte ajo dhe sytë iu mbushën me lot gëzimi.

Ishte nëna e Çe Guevarës, Celia. Pas kësaj, atmosfera u bë më intime dhe më e ngrohtë. Natyrisht, dhe konjaku “Skënderbeu” bënte punën e vet.

-Konjakun e keni mjaft të mirë, ndërsa ambalazhi jo i bukur! Një ambalazh i tillë ua kompromenton disi cilësinë, por megjithatë përmbajtja përcakton gjithçka, edhe pse me formën është në unitet. Prandaj…- tha Çe Guevara

Me vështrimin e mbërthyer te një pikturë në mur, vazhdoi: “Shoku Pogaçe, ju them të drejtën, për vendin tuaj pak gjëra di. Shqipërinë e njoh si një vend të vogël, të vendosur diku në një kënd jugor të Evropës juglindore. Di që keni bërë një luftë të organizuar partizane dhe jeni duke ndërtuar një shoqëri, ku respektohen njerëzit dhe vlerat e tyre”.

– Edhe në  Shqipëri, – ndërhyn Josifi, – e njohim Kubën si një ishull të pasur, njohim vlerat e Revolucionit kuban kundër Batistës, siç njohim edhe vlerat e revolucionarëve të guximshëm kubanë për zhvillimin e vendit… Ndërkaq unë i bëja shoqëri nënës së Guevarës, së cilës i lexohej kënaqësia, që ndjente në koktejin tonë. Ndërsa Guevara, me shumë vëmendje ndiqte Josifin dhe, pasi thithi puron e pandashme havaneze, ia mbërtheu ato sytë e bukur dhe iu përgjigj:

-Shoku Pogaçe, ju thatë që jemi të guximshëm. Po, të tillë jem. Por nuk duhet të harrojmë se guximtarët në këtë botë janë dy llojesh- ka thënë një shkrimtar i madh. Njëri lloj lind nga zgjuarsia, ndërsa tjetri, nga injoranca. I pari sjell fitoren, tjetri shkatërrimin. Ne revolucionarët jemi guximtarë,që sjellim vetëm fitore dhe drejtësi sociale… Bisedat me Çe Guevarën ishin gjithnjë të këndshme, jo vetën për ato ç’ka thoshte, por edhe për mënyrën se si i argumentonte. I thjeshtë në veshje, po aq edhe në mendime. Çe Guevara fliste nga pozitat e njeriut që punonte vetëm për popullin. Tek ai gjeje njëherësh punëtorin dhe udhëheqësin”. Kështu e mbyll rrëfimin e saj bashkëshortja e ambasadorit të parë shqiptar në Kubë, Evelina Pogaçe në lidhje me një prej takimeve me Ernesto Çe Guevarën.

Ndërsa biseda mes miqsh vazhdonte, në derë u duk një grua trupmadhe, elegante e me pamje fisnike. Ato pak thinja në flokët e saj, të krehura me kujdes si në Buenos Aires, nuk ia fshihnin bukurinë e dikurshme të vajzërisë. Çe Guevara, kur e pa, u habit. Kishte shumë vite pa e parë. Mbase dhjetë vjet. Duke shtrirë duart përpara, i drejtohet, duke e përqafuar me mall: Po ti këtu? Si më gjete?! Sapo zbrita nga avioni i linjës. Miqtë gjenden kudo. Vij nga Argjentina, – i thoshte ajo dhe sytë iu mbushën me lot gëzimi. Ishte nëna e Çe Guevarës, Celia. Pas kësaj, atmosfera u bë më intime dhe më e ngrohtë. Natyrisht, dhe konjaku “Skënderbeu” bënte punën e vet.

Ndërsa biseda mes miqsh vazhdonte, në derë u duk një grua trupmadhe, elegante e me pamje fisnike. Ato pak thinja në flokët e saj, të krehura me kujdes si në Buenos Aires, nuk ia fshihnin bukurinë e dikurshme të vajzërisë. Çe Guevara, kur e pa, u habit. Kishte shumë vite pa e parë. Mbase dhjetë vjet. Duke shtrirë duart përpara, i drejtohet, duke e përqafuar me mall: Po ti këtu? Si më gjete?!

-Sapo zbrita nga avioni i linjës. Miqtë gjenden kudo. Vij nga Argjentina, – i thoshte ajo dhe sytë iu mbushën me lot gëzimi.

Nga Jovan Jano
Burimi: Telegraf.al