Fadil Kujovska
Fadil Kujovska

Fadil Kujovska (1951-2014). Aktor. Lindi ne Tirane, me 14 shkurt. Kreu studimet e larta per aktor ne Institutin e Larte te Arteve* dhe me 1974 filloi pune ne Televizionin Shqiptar, me pas me 1975 shkoi aktor ne Teatrin e Gjirokastres* dhe nga viti 1978 eshte aktor ne Teatrin Kombetar*. Spikati si aktor i planit komik e satirik.

Dallohet vecanerisht per karakterizimin e figurave qe vijne nga shtresat e uleta shoqerore apo rangjet administrative. Me 1978 krijoi shembellimin e figures se njohur te Shvejkut ne komedine e Gjike Kurtiqit* Miq te paftuar, nxitur nga romani i mirenjohur i Hashekut Ushtari i mire Shvejk. Plastika, gjestet dhe mimika, te perpunuara me shije, krijuan gjasa qe ky rol te veteshprehej si duhej ne epersite e mundshme te te dhenave natyrore te aktorit. Po ne 1978 interpretoi rolin e hoxhe Qitapit ne dramen Besa e madhe te M. Markajt*.

Nje vit me pas luajti me vertetesi rolin e kinezit Shun e dramen Furrnalta te R. Pulahes*, me te cilin spikati per shfrytezimin me mprehtesi te dyplanesive, per plastiken shprehese, qendrimin talles, ambiguitetin dhe sensing humoristic. Me 1982 i dha jete njerit prej roleve te tij me te goditur, atij te Ser Tobit ne komedine Nata e dymbedhjete e Shekspirit, duke misheruar tipin e fisnikut pijanec, ithtar epikurian, rremujaxhi, qe i gezohet jetes dhe qejfit me tepri, sikunder qesh e shpotit hidhtas “viktimat” e rangjeve te tij. Me interpretimin e doktor Adhamudhit ne komedine Pas vdekjes te A. Z. Cajupit* (1984) ai arriti te krijoje plot bukuri skenike tipin e pseudointelektualit dhe pseudopatriotit shqiptar, duke shfrytezuar me zgjuarsi elementet tjeteruese dhe kundershtite komike, plastiken shprehese, nje te folur prej megalomania qe e diskretitonte paq krenarine e tij “pseudo”-je.

Origjinal dhe i vecante ka qene edhe ne interpretimin e rolit te Pocarit ne dramen Monsetrati te Roblese (1985), ate te prefektit Vehip ne komedine Karnavalet e Korces te S. Comores* nga Teatri Kombetar (2003). F. Kujovska ben nje loje me trill e fantazi; eshte intuitiv, spontan, ka nur komik. Ngahere ka synuar qe, krahas vertetesise se veprimit e te fjales, te vere ne spikame edhe vecori shenjuese per karakterin e figures, duke qene sa me vetanak dhe i mirefillte. Ka interpretuar edhe ne I I filma artistike si dhe ne fisa filma televizive, ku vecohet roli i Cukut te Dy here mat (1986), i fotograf Veliut te Historiani dhe kameleoni (1989) etj. Ndahet nga jeta ne 30 tetor 2014.