Ende në ditët e sotme, thëniet e Konicës vlerësohen të jenë një pasuri kombëtare.

Pjesa më e madhe e vështrimeve të tij, akoma vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, dhe vlerësohet të jetë një ndër figurat që ka njohur më së miri kombin e tij. Një ndër vështrimet e tij mbi shqiptarët është edhe kjo:

“Shqiptarët janë një komb që i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga të sjellurit e nga trimëria.

Mua më duket se një njeri që i ka trutë në vend nuk duhet të flasë në atë mënyrë. Po të ishte ashtu…shqiptarët do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen”, ka shkruar Konica në vitin 1935.

Konica ishte shkrimtar, kritik letrar, publicist, eseist, përkthyes, një nga personalitet më të shquara të kulturës, letërsisë, e jetës politike shqiptare, një intelektual i dimensioneve europiane