Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se ka siguruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën që Kosova do të jetë në mbështetje të Shqipërisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur në Shqipëri pas tërmetit.

“Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dë, mtuara nga të, rmeti”, ka shkruar Thaçi. Më herët edhe kryeministri i Kosovës ka komunikuar me presidentin Ilir Meta për të njëjtën çështje.

Burimi: Insajderi.com