Sot ndërroi jetë një ikonë e muzikë shqipe, një ikonë gjurmët e së cilës janë ta palëkundura në historinë e muzikës shqiptare, shkruan KultPlus.

Nexhmije Pagarusha njihet për zërin e fuqishëm, për emocionet e ndjenjat e mëdha që përconte tek publiku shqiptar përmes këngëve e teksteve të saj.

Nexhmije përpos se një këngëtare e jashtëzakonshme, ka qenë edhe një aktore mjaft e mirë. Filmat në të cilët ka luajtur janë: “Dasma e përgjakur”, “Jugovizioni”, “Gëzuar viti i ri”, “E kafshoja terrin”, “I ikuri”, “Tre vetë kapërcejnë malin”, “Lepuri me pesë këmbë”, “Fluturimi i Micakut” etj.

Nexhmija nuk ka harruar kurrë të tregojë për dashurinë e madhe që ka për kulturën e traditën e popullit tonë.

Prandaj, sot KultPlus ju sjell njërën nga thëniet më të njohura të saj.

Falenderoj zotin që i takoj këtij populli me një kulturë të lashtë, të madhe e të mirë’ / KultPlus.com