Familja Banushi i dhuroi Teatrit “Migjeni” të Shkodrës arkivën personale të aktorit të shquar të humorit shqiptar, Tano Banushit, në 93 vjetorin e lindjes së tij dhe 27 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Tano Banushi në 45 vitet e jetës së tij në skenë interpretoi mbi 1000 role, por ka qenë edhe një koleksionist i rrallë. Për më shumë se tre dekada grumbulloi me pasion gjithë afishet artistike të qytetit, për çdo shfaqje apo koncert, disa prej tyre edhe me firmat e regjisorëve apo aktorëve.

Pjesë e arkivës së tij janë edhe shumë tekste pjesësh humoristike, foto, veshje, paruke dhe objekte të tjera me vlerë, që dëshmojnë për jetën e tij në skenë dhe për historikun e pasur të Teatrit “Migjeni” të Shkodrës.

Burimi: Zeriamerikes.com